Flash

Analiza/ Berisha shtypi Bashën, por rrezikon të përçajë PD-në

Lapsi.al 18 March 2022
Analiza/ Berisha shtypi Bashën, por rrezikon të
Nëse deri më tani, shumëkush në PD e ka parë si një shpresë për ta ringjallur atë nga bataku i nënshtrimit ndaj pushtetit dhe ambasadave, Sali Berisha rrezikon të shndërrohet në një problem për ribashkimin e partisë. Ndonëse që prej 6 marsit ai përsërit se “Unë po punoj sa mundem që të dërgoj mesazhe pajtuese”, frika qëndron në revanshin që mund të sjellë tek grupimi i tij fitorja e zgjedhjeve të pjesshme lokale. Po të shohësh qëndrimet që kanë mbajtur pas kësaj date, si lideri historik i PD-së, si anëtarët e komisionit të rithemelimit, në to lexohet lehtësisht një ndjesi prej triumfatori. Sa më shumë Basha mbetet vetëm, sa më shumë atë e braktisin deputetët që e mbështesnin deri para dy javësh, aq më arrogantë duket se bëhen figurat e foltores që u thonë kundërshtarëve të djeshëm, “ejani na u bashkëngjisni ne”. Lexo me tej:

Andi Bushati: Një propozim për zgjidhjen e krizës në PD 

Deri më tani janë rreth 25 deputetë nga ata të vulës, që i kanë kërkuar Bashës dorëheqje të shpejtë. Nja pesë- gjashtë prej tyre tashmë kanë kaprcyer ylberin dhe kanë filluar kontaktet me foltoren për të kaluar aty. Pyetja që shtrohet është, se çdo të bëhet me ata 18 - 20 deputetë që tashmë e kanë flakur Bashën, po nuk pranojnë as ti bashkëngjiten Berishës? Kjo është pyetja reale e bashkimit të vërtetë të partisë. Kësaj pyetjeje Berisha dhe mbështetësit e tij nuk duket se po i japin përgjigje. Ata nuk propozojnë kompromis, por si të vetmen alternativë ofrojnë bashkimin në kuvendin e 30 prillit, ku gjithsekush është i lirë të kandidojë për anëtar kryesie apo këshilli kombëtar. Në emisionin e së enjtes të Sonila Meços, për një kuvend të ri ribashkues, Berisha e mohoi këtë mundësi: “Nuk mund të ketë kuvend tjetër. Pres që deputetët të vijnë në atë Kuvend. Deputetët do të jenë të mirëpritur të gjithë, pa përjashtim. Do të kenë të drejtë të kandidojnë për kryesinë, etj. Cilido prej tyre mund të kandidojë për kryetar partie pasi të hapet gara. Unë pres të marrin pjesë që të gjithë” tha ai.

Berisha: Elmar Brok erdhi të më kërkonte largimin, por ju them ç’ndodhi më pas

Po a është kjo turpëruese për ata deputetë që nuk njohin kuvendin e 11 dhjetorit? A mendon kush se ky është një poshtërim për ata që kanë folur për muaj me radhë se kongresi i zhvilluar në stadium ishte ilegjitim? Sifida e Berishës është edhe në një aspekt tjetër. Ndonëse një pjesë e figurave të PD-së e kanë lidhur idenë e ribashkimit me tërheqjen e tij nga kandidimi për kryetar, sa më shumë artikulohet kjo ide, aq më tepër lideri historik e paraqet atë si një fakt të kryer. "Rikandidimi im është firmosur nga 70% e zgjedhësve të PD që votuan në datën 6 mars për kandidatët e saj. Edhe po të dua unë do të ishte një tradhti e pafalshme ndaj tyre" tha ai tek Sonila Meço. Natyrisht gjithkush e kupton se është absurde ti kërkosh një lideri që ka ambiciet dhe votat të tërhiqet nga gara. Por, mënyra arrogante se si Berisha po e artikulon vullnetin e tij, duke ruajtur të njëjtën axhendë të 30 prillit, të njëjtin kalendar dhe të njëjtin kuvend, e bën më të vështirë pajtimin. Kjo logjikë po triumfon edhe në nismën e Komisionit të rithemelimit për të zgjedhur përfaqësuesit potitikë në të gjitha qarqet përmes votës. Po a mund të zhvillohet ky proces pa folur më parë për modalitetet e pajtimit mes grupeve? Nuk mund të ketë kuvend tjetër. Pres që deputetët të vijnë në atë Kuvend. Deputetët do të jenë të mirëpritur të gjithë, pa përjashtim. Do të kenë të drejtë të kandidojnë për Kryesinë etj. Cilido prej tyre mund të kandidojë për kryetar partie pasi të hapet gara. Unë pres të marrin pjesë që të gjithë.Vështirë të mendohet.

Negociatat/ Ç’po luhet nën rrogoz për fatin e Bashës

Pra llogjika që po mbisundon tek grupimi i foltores, pas 6 marsit, nuk është ajo e mëshirës dhe e shtrirjes së dorës për humbësit, por tjetra, ajo se ne jeni fitimtarët dhe po të doni rreshtohuni pas nesh. Natyrisht që ndjekja e kësaj strategjie do bëjë që shumë deputetë të mbetur pa lider ti nënshtrohen vullnetit të Berishës dhe të rreshtohen me të, hap pas hapi. Por të sfiduar në këtë mënyrë një pjesë mund të hezitojnë të shkelin mbi dinjitetin e tyre dhe mbi qëndrimet (sado të padrejta) që kanë mbajtur. Dhe PD, në këtë gjëndje që ndodhet, është e dënuar të ruajë çdo kënd. Prandaj logjika se me humbësin nuk negociohet, atij thjeshtë i hapet vendi për të hyrën në vathë mund të rezultojë përçarëse për atë parti tashmë nën thundrën e doktorit. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Kështu fillon Lufta e Tretë Botërore

(Në foto piktura: “Lulja e vdekjes - shpërthimi i një predhe të rëndë - jo siç duket, por siç ndihet, tingëllon dhe mban erë” e Claggett Wilson, rreth vitit 191...

12:03

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI