Elmar Brok dhe Basha
Obsioni i parë që Elmar Brok ka hedhur në bisedime me palët kundërshtarë ka qenë ai i dorëheqjes së Bashës, por me kushtin që edhe i dorëhequr ai të udhëheqë procesin e ribashkimit të PD dhe atë të gjetjes së një zgjidhjeje për kryetarin e ri. Kjo kërkesë është refuzuar kategorikisht si nga Berisha, i cili e ka pritur në një takim në zyrën e tij si dhe dhe nga grupi i deputetëve që kanë qenë pro Bashës deri në 6 mars, por që kanë kërkuar largimin e tij pas humbjes së zgjedhjeve të pjesshme lokale.
Lexo me tej:
Goditja e fundit / Bashën e braktisin të gjithë nënkryetarët
Pasi ka parë se ky është një mision i pamundur Brok ka kaluar në fazën e dytë. Ai ka kërkuar një mundësi për ti dhënë Bashës një rugëdalje pa e turpëruar. "Ju duhet të kuptoni edhe gjendjen e tij emocionale, ai është një politikan vetëm 47 vjeç, që gjendet në prag të daljes nga politika. Fituesi nuk duhet ta poshtërojë humbësin dhe ju duhet ti lini kohë atij të zgjedhe vetë momentin e ikjes" mësohet se ka kërkuar Brok. Problemi është se shumë kush nga ata që janë të vendosur për largimin e Bashës e shohin këtë si një manovër të kryetarit të shkarkuar për të fituar kohë që të punojë për të mos dhënë dorëheqjen. Sepse që nga mbledhja e fundit e grupit parlamentar kur një mumër i madh deputetësh i kërkuan të hiqej më një anë dhe të hapte rrugë, Basha ka thënë se i duhen disa ditë, deri në një javë kohë, për reflektim. Pikërisht si përgjigje ndaj kësaj, deputetja dhe ish nënkryetarja e dorëhequr, Grida Duma, shpalli të mërkurën ultimatumin, duke kujtuar se koha që i ishte lënë Bashës në dispozicion po skandon. Andi Bushati: Dëmi që Basha i ka shkaktuar opozitës Një grup deputetësh si Duma, kanë përgatitur dhe një tekst që i kërkojnë kolegëve të tyre të votojnë për përjashtimin e Bashës nga grupi parlamentar duke e bërë atë të parin kryetar partie që e nxjerrin jashtë nga ky forum. Por ky tekt nuk ka ende një konsensus të gjërë dhe kjo ide ende nuk përbën shumicë. Por, të gjitha palët janë të ndërgjegjshme se vetë Basha ka mbetur me maksimumi shtatë deputetë që e përkrahin, si Gazmend Bardhi, Oriola Pampuri, Arbi Agalliu, Jorida Tabaku, Enkeleid Alibeaj dhe ndonjë tjetër. Disa përpjekje të tij të dëshpëruara duke i propozuar të tjerëve se do i bëjë drejtues politikë në qarqet e tyre, apo se së shpejti SHBA do të arrestojë Berishën, nuk kanë rezultuar të suksesshme për ti bindur ata të rindryshojnë kamp. Sot të PD janë përvijuar tre grupe kryesore me deputetë. Ai i anëtarëve të Komisionit të rithemelimit që drri më tani numëron 14 15 anëtarë, por pranë të cilit ajën afruar ditët e fundit edhe 6-7 të tjerë. Ai i Gjekmarkajt, Dumës, Salianjit, Sulës, Xhaferrit, që duan dorëheqjen e kryetarit po që nuk pranojnë rikthimin e Berishës, që është ndonëse jo mirë i përvijuar, më i madh në numër. Si dhe ai i mbështetësve të Bashës që kanë mbëtur në minorancë të dukshme. Pikërisht për këtë basha po bën edhe lëvizjet e fundit. Prandaj ka sjellë në Tiranë, mikun e tij gjerman, për të bërë një tentativë të pashpresë. Por me sa ka marrë vesh Lapsi.al, përgjigja që Berisha i ka dhënë Elmar Brok, pas takimit të gjatë të së mërkurës ka qenë: "Qëndrimi i Bashës në krye të procesit as nuk diskutohet. Ai është i shakrkuar. E vetmja rrugë e hapur për të është e drejta për të konkuruar në një garë të re për kryetar, ku po fitoi rikonfirmohet ndërsa po humbi qëndron në krye të fraksionin sipas shifrave që do marri". Por në kuotat politike ku gjendet sot Basha, zor se mund ta pranojë një ofertë të ngjashme. ©Lapsi.al