Flash

Zjarri del nga kontrolli në Klos

Një vatër e madhe zjarri është regjistruar në fshatin Plan i Bardhë, në territorin e Bashkisë Klos. Fillimisht flak&eum...

17:39

"Yuri Kim si sekretarët e Komitetit" të PPSH/ Pse Rama iu bashkua Berishës në sulmet ndaj ambasadores

Lapsi.al 20 March 2022
"Yuri Kim si sekretarët e Komitetit" të PPSH/ Pse Rama iu
Që artikulimi publik i Yuri Kim ka notat e një solemniteti të panevojshëm, dallohet sapo ajo nis të flasë me vështrimin e fiksuar në horizont dhe me një impostim të pavend për çdo aktivitet rutinë. Por që kryeministri i Shqipërisë ta barazojë me sekretarët e dikurshëm të Komitetit Qëndror të PPSH-së, duke e vënë në lojë dhe tallur para një salle që gajaset me të, kjo shkon përtej rastësisë. “Çfarë ka që nuk shkon me ty?” ishin fjalët e ambasadores, kur Rama nisi me shpotitë për servilizmat e një kohe tjetër, që po i shfaqeshin në sallën e Universitetit Bujqësor të Tiranës. Gati i neveritur nga përulësia e rektorit, Rama filloi të tallet dhe të thumbojë si rektorin ashtu edhe ambasadoren. https://www.youtube.com/watch?v=vXJc_6DIo58&t=2864s “Më pëlqeu shumë ajo që tha rektori “Ju garantojmë zonja ambasadore…” mu kujtua koha kur vinte sekretari i partisë këtu nga Komiteti dhe i thoshte ai Dekani vjetër “Ju garantojmë shoku Sekretar i Komitetit të Partisë se ne do punojmë që Partia dhe populli të jenë krenarë për ne”… (kthen kokën nga ambasadorja) edhe ne “Ju garantojmë patjetër...” Faleminderit shumë! Këto kisha unë. Rroftë miqësia shqiptaro-afgane” e mbylli Rama fjalën para pedagogëve që qeshnin dhe ulnin kokën të skuqur duke ia shtuar sikletin ambasadores amerikane. Krahasimin me shefat e dikurshëm të diktaturës komuniste, Juri Kim nuk e dëgjon për herë të parë. Ish-kryeministri Sali Berisha e ka krahasuar edhe me një sekretare ideologjike të PS-së, ndërsa në Kuvendin e 11 Dhjetorit të PD-së, Berisha e krahasoi me ambasadorin e dikurshëm sovjetik në Tiranë. “Eshtë e trishtuar, e dhimbshme të shohësh ambasadorë të SHBA-ve të sillet si guvernatorë, njëlloj si dikur ambasadori sovjetik në Tiranë” u shpreh ai. Por nëse fjalori i Berishës ishte përgjigje për fushatën me të cilën amerikanët tentuan ta nxjerrin nga politika, futja e Ramës në të njëjtën linjë artikulimi erdhi e papritur. Pakënaqësitë e kryeministrit mund të lidhen me ndërhyrjet e Kim në fushatën e 6 Marsit, kur ambasadorja amerikane nuk u kursye as për Berishën, por as për “non-gratat” pranë Edi Ramës. Në media sapo kishin dalë fotot e Vangjush Dakos që drejtonte mbledhjet e socialistëve dhe filmimet kur Tom Doshi kërkonte mbështetje për kandidaten socialiste në Shkodër, kur ambasadorja amerikane doli me një reagim direkt.
“Pyetje për kandidatët: Nëse sponsori juaj kryesor është dikush i caktuar nga SHBA për korrupsion domethënës, çfarë saktësisht po u premtoni votuesve? Kush do t’ju drejtojë nëse fitoni dhe çfarë do t’i detyroheni atyre? Çfarë duhet të presin shqiptarët? Çfarë duhet të presin SHBA?”, shkruajti ambasadorja e SHBA.
Për ata që panë tek kjo thirrje sulmin e radhës ndaj Berishës, ambasada sqaroi: “Kujtesë: Shtetet e Bashkuara kanë përcaktuar publikisht katër persona në Shqipëri sipas Nenit 7031(c)” Para 6 Marsit Rama e la të kalojë në heshtje ndërhyrjen në fushatë. Njësoj si para 25 Prillit, kurthin e përplasjes me ambasadën amerikane ia la kundërshtarëve të tij politikë. Ama tani që zgjedhjet janë mbyllur, nuk e humbi rastin për ta vënë në siklet ambasadoren me tallje dhe cinizëm, duke e krahasuar me sekretarët e Komitetit Qëndror. Që kunjat i buronin nga ndërhyrja në zgjedhjet e pjesshme e la të kuptohet edhe në fjalët që i paraprinë batutave tallëse për Juri Kim: “SHBA po marrin (afganë), jo aq sa premtuan, por një pjesë. Se e kanë zakon që premtojnë shumë edhe bëjnë më pak se ç’premtojnë, kur vjen puna te gjërat konkrete. Kur vjen puna te standartet dhe vlerat, pastaj aty, aty na japin pa pushim gjatë gjithë kohës se nga ato kanë shumë. Po ne i marrim me kënaqësi edhe po qe puna për standarte, vlera dhe predikime, i kemi këtu, nuk ka, ditë natë, na japin me bujari të madhe ca duhet të bëni…”/Lapsi.al

Të këshilluara

Kështu fillon Lufta e Tretë Botërore

(Në foto piktura: “Lulja e vdekjes - shpërthimi i një predhe të rëndë - jo siç duket, por siç ndihet, tingëllon dhe mban erë” e Claggett Wilson, rreth vitit 191...

12:03

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

93.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI