Andi Bushati:Yuri Kim e shndërroi 6 marsin në test për veten
Rezultatin e 6 marsit tani e dinë të gjithë. Ai i nxori bllof qëndrimet e ambasadores, e cila bëri çdo gjë të gabuar, irritoi me ç'do deklaratë dhe kalkuloi keq në ç'do llogari. Falë pafuqisë së saj, imazhi i vendit më të fuqishëm në botë nuk ka qenë kurrë kaq shumë në pikpyetje mes shqiptarëve. Natyrisht, për sa kohë vazhdon të jetë në detyrë, ajo ka marrë mbështetje nga qendra e saj. Kur Berisha e sulmoi personalisht nga kuvendi i 11 dhjetorit, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price tha se “Uashingtoni është i shqetësuar nga sulmet e pajustifikuara ndaj ambasadores tonë në Tiranë". Po të njëjtën mbështetje i dha edhe Gabriel Escobar gjatë vizitave që bëri në Tiranë. Por, pavarësisht këtyre, për një pjesë të mirë të shqiptarëve, Yuri Kim do të mbetet një nga kruediplomatet më të dobta që vendi i saj i madh ka dërguar në Tiranë. Ajo do të lërë pas vetes një shije të ngjashme me atë të Broschardit, sepse e krisi në sytë e publikut përfytyrimin që ekzistonte për forcën dhe drejtësinë e SHBA-së. ©Lapsi.al