Flash

Bota mund të zhytet në krizë ushqimore. Parashikohen trazira nga uria

Lapsi.al 2 April 2022
Bota mund të zhytet në krizë ushqimore. Parashikohen trazira nga

Sa më shumë të vazhdojë lufta në Ukrainë, aq më i madh bëhet rreziku i një krize globale të ushqimeve dhe aq më shumë shtohen risqet e trazirvae që do të nxiten nga uria. Këto janë parashikimet më të zymta të agresionit të Putiunit të cilat po zënë vend gjithnjë e më të madh në faqet e shtypit botëror. Gazeta franceze e së djathtës "Le Figaro" e lexuar nga Lapsi.al shkruante në editorianin e kësaj të shtune se: " Ekziston frika nga një krizë ushqimore, dhe kjo jo vetëm në zonat e luftimeve. Rusia dhe Ukraina përbëjnë një të tretën eksporteve botërore të grurit. Konflikti e ndërpreu zinxhirin e furnizimit, e rriti çmimin për ton deri në nivelin rekord të vitit 2011. Këtë datë askush nuk e ka harruar, sepse tamam atëhere, ndërkohë që zgjaste kriza financiare, u shënua dhe fillimi i revolucioneve arabe".

Tensionet sociale kanë filluar të ndihen në vendet më të ekspozuara, veçanërisht në Afrikë. Situata ishte tashmë e vështirë para konfliktit për shkak të pandemisë dhe kushteve të këqija të klimës që kufizuan të korrat. Kurba e çmimeve të mallrave bujqësore që filloi të ngrihej në korrik 2020, e nxitur më pas edhe ngaajo e naftës, është rritur ndjeshëm që nga fillimi i ofensivës. Kjo ndodh për një arsye të thjeshtë : Ukraina me hambarin e saj në detin e  të Zi, dhe Rusia peshojnë shumë në skenën bujqësore botërore. Vetëm ato të dyja përbëjnë 30% të eksporteve botërore të grurit dhe 17% të misrit. Ukraina është eksportuesja e katërt e grurit dhe misrit dhe e para për vajin e lule diellit".

"Ukraina është sistemike për ekuilibrin global të ushqimit", përmblodhi disa ditë më parë presidenca franceze. Pushtimi nga Rusia dhe bombardimet i ndërprenë eksportet nga ky vend. Mallrat nuk kalojnë dot më pasi Deti i Zi është i bllokuar. Shqetësimi ka të bëjë edhe me korrjet e vitit të ardhshëm. Çmimet e grurit dhe misrit janë rritur përkatësisht me 35% dhe 25%, që nga

24 shkurt i këtij viti.Rusia është gjithashtu një prodhues kryesor i plehrave, çmimet e të cilave po rriten për shkak të rritjes të çmimit të gazit.

Lind një pyetje kyçe : çfarë strategjie do të zgjedhë Vladimir Poutini? Ndonëse ekonomikisht Moskës i duhet të shesë patjetër rezervat që mban në magazinat e saj të  mbushura me grurë, Kremlini mund të joshet për të luajtur politikisht, duke vënë kufizime këtu apo atje. Ish-presidenti rus Dmitri Medvedev kërcënoi të premten për kufizimin e shitjes së drithërave duke përcaktuar se prej tyre do të përfitojnë vetëm "vendet mike".

Të gjiha këto pasiguri krijojnë stres dhe paqëndrueshmëri në tregje. Sot rritja e çmimeve i ka vendosur përballë goditjes vendet në zhvillim. Kjo i ka bërë qeveritë që të kërkojnë me anë të subvencioneve që të ruajnë fuqinë blerëse për të shmangur trazirat sociale.

Afrika e veriut, që konsumon më shumë grurë dhe që varet kryesisht nga importi ngjan për momentin më e prekura.  Egjipti u tërhoq nga disa tendera ndërkombëtarë sepse çmimet e blerjes qenë tepër të larta.

Në Tunizi, një vend i dëshpëruar financiarisht, që vazhdon negociatat me FMN-në u zhvilluan demonstrata në zonat rurale. Disa telashe pati në Marok dhe Irak. Në Sudan, i cili po përballet prej muajsh me kaosin social, shpërthyen trazirat. Fotografia është më shumë se kritike në Jemen, ku ende ka luftë, dhe në një Liban, shteti i të cilit ka falimentuar dhe njerëzit janë të uritur. 

Në këtë situatë, në një editorial të saj gazeta Le Monde e lexuar nga Lapsi.al shkruante: "Prioriteti i parë është parandalimi i mungesës së drithërave që do shfaqet në muajt e ardhshëm në Afrikë dhe Lindjen e Mesme, ndërkohë që lufta në Ukrainë rrezikon të privojë planetin nga një e treta e eksporteve të grurit".  Por kjo do të varet nga disa faktorë që janë varësia nga drithërat që vijnë përmes Detit të zi, raporti i importeve nga Ukraina dhe Rusia, kapaciteti i qeverive për suvencione ndërkohë që buxhetet e tyre janë në pië të hallit në periudhën pas pandemisë .

©Lapsi.al

Të këshilluara

Hetimet/ Kush e tradhtoi Nuredin Dumanin

Nuredin Dumani kishte ditur që për shumë kohë t’u shpëtonte si prangave të policisë ashtu edhe armiqve të tij. Derisa erdhi e marta (ters) e 29 marsit. Ve...

20:56

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI