Flash

Kulmi i adhurimit/ Si ranë mediat pre e lajmit të remë: "Rama shef i NATO"

Lapsi.al 2 April 2022
Kulmi i adhurimit/ Si ranë mediat pre e lajmit të remë:

Papërgjegjshmëri kolosale, apo idolatri deri në vetmohim për Edi Ramën e mediave shqiptare? Kjo është pyetje që shtrohet pas asaj që ndodhi këtë 1 prill, kur shtypi u bombardua me titujt sekryeministri shqiptar do të bëhej së shpejti shef i NATOs.Në fakt ky thashethem qarkullon në rangjet e larta të qeverisë shqiptare, ku njësoj si në rastin kur u përhap fjala se Rama do ndërmjetësonte për të zgjidhur sherrin mes Turqisë dhe Greqisë, apo Rusisë dhe Ukrainës, ka adhurues të tij të çmendur që besojnë se Zeusi mund të arrijë gjithçka.

Pikërisht këtë dobësi njerzore duket se ka shfrytëzuar një qytetare shqiptare me mbiemrin e martesës që banon në Gjermani.

Në një twitter Suzana Starikov shkruajti se Kryeministri Edi Rama mund të zgjidhet në krye të NATO-s dhe ngrriti pyetjen “Kush do të jetë kryeministri i radhës i Shqipërisë?". Sipas saj kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas janë dy kandidaturat për Sekretar të Përgjithshëm të NATO-s në vend të Jens Stoltenberg.

Kaq u desh që lajmi të merrte dhenë madje ai të botohej dhe nga media të mëdha si Top Channel. Pa e verifikuar një pjesë e madhe e portaleve e shpallën Suzanën studiuese gjermane, madje ndonjëra dhe akademike.

Pa verifikurar së paku në google se cila qe kjo studiuese, pa shikuar se cilat qenë procedurat e zgjedhjeve në NATO dhe cilët konkurentët, mediat tona me një servilizëm të denjë për Korenë e veriut shpallën sihariqin e madh. Madje i qëndruan atij me orë të tëra edhe kur një gazetar si Halbion Hasani që mori mundimin të vrasë trurin shkroi të kundërtën. Në një postim në Facebook ai tha:“Qenkan mbushur mediat me lajmin se studiuesja gjermane Suzana Starikov ka shkruar ne Tëitter se Edi Rama do garoje per pozicionin e Sekretarit te Pergjithshem te NATO-s.

U bera pak kurioz per Suzanen sepse nga mbiemri me dukej bullgare, mirepo zbulova se Suzana qenka shqiptare dhe siguron jetesen me perkthime, emrin e vajzerise e ka Suzana Skenderi. Personi i pare qe ka deklaruar se Rama synon NATO-n eshte Alfred Çako, shqiptar dhe ky, si Suzana”.

Pavarësisht kësaj aq me insistim shpërhapej në Shqipëri lajmi për liderin global, sa një portal vlonjat e shpalli Suzanën edhe akademike. Pre e kësaj dalldie ra edhe një media serioze serbe si B92 e cila e botoi lajmin në faqen e saj.

Por të gjithë haruan se ishte 1 prilli, dita e gënjeshtareve. Atë e sqaroi vetë Suzana Starikov me një posrim të dytë.

“Ok më duhet të shpjegoj se e gjitha kjo ishte një shaka për 1 prillin”, shkroi ajo. Pastaj insistoi: “Pavarësisht se kam deklaruar se ishte thjeshtë një shaka e imja për 1 prillit, mediat nuk ndalojnë së publikuari sikur të ishte një lajm i vërtetë. Kjo është çenduri. Është vetëm një shaka, fshijeni ju lutem, nuk dua të jem burimi i një lajmi të rremë”.

Me kaq historia u mbyll po duke lënë të hapur dilemën: mediat tona u treguan kaq syleshe thjesht nga gomarllëku apo nga idolatria për Ramën. Sepse ka dhe një pyetje të dytë, nëse ky lajm do përhapej ta zëmë për Metën, Bashën apo Berishën, do ta besonin dhe botonin kaq kollaj?

©Lapsi.al

⇑Postimi i Suzana Starikov se Edi Rama mund të zgjidhet Sekretar të Përgjithshëm të NATO-s

 

⇑Postimi i Suzana Starikov se ishte një shaka për 1 prill

 

 

 

Të këshilluara

Hetimet/ Kush e tradhtoi Nuredin Dumanin

Nuredin Dumani kishte ditur që për shumë kohë t’u shpëtonte si prangave të policisë ashtu edhe armiqve të tij. Derisa erdhi e marta (ters) e 29 marsit. Ve...

20:56

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI