Flash

Drejtësia nën presion? Rama nuhat tradhëtinë nga prokurorët e SPAK

Lapsi.al 9 April 2022
Drejtësia nën presion? Rama nuhat tradhëtinë nga

Për herë të parë në Kongresin e Partisë Socialiste, ndaj prokurorëve të SPAK u përdor një gjuhë kërcënuese me mesazhe paralajmëruese, në lidhje me arrestimet në radhët e qeverisë për aferën e inceneratorëve. U duk sikur Rama do t’i përmbahej devizës, se arrestimet e vartësve të tij tregojnë se drejtësia po funksionon dhe se Partia Socialiste nuk do të ofrojë shërbime avokatie për askënd që shkel ligjin.

“Mos u çuditsni nëse më shihni mua ndonjë ditë te dera e SPAK me ndonjë nga kta që dua të mbroj unë” tha ai në Kongres, duke treguar se kishte ende besim tek drejtësia e re.

Por fill pas kësaj iu drejtua prokurorëve të SPAK me një gjuhë tjetër, ku nuk mungoi presioni që i kërkoi goditje edhe në radhët e opozitës. U kërkoi prokurorëve t’i japin përgjigje pohimit të SHBA, që kur shpallën non grata Sali Berishën e akuzuan për korrupsion madhor.

“Se ajo deklaratë për ata që kuptojnë një gram nga pesha e marrëdhënieve të Shqipërisë me SHBA është gur në qafën e Shqipërisë dhe SPAK duhet t’ia heqë këtë gur nga qafa “ka bazë, s’ka bazë” tha Rama, që e elaboroi kërkesën për goditjen e Berishës edhe në konferencën me gazetarët.

“Kuçedra e korrupsionit duhet goditur në kokë, jo në qafë e në bisht. Nëse duan ta dinë se ku është koka, jam gati të shkoj e t’ua tregoj atje prokurorëve të SPAK-ut” u shpreh, ndërsa kujtoi të vrarët e 21 Janarit dhe shpërthimin e Gërdecit.

Porosia për hetimin e Berishës ishte vetëm njëra anë e medaljes.

Ana tjetër qe pakënaqësia për arrestimet e njëpasnjëshme në radhët e socialistëve. Përmendi dënimin me 10 muaj burg të zv.ministres së brendshme Rovena Voda për një arkë peshk, gjithnjë duke shigjetuar prokurorët e SPAK.

“Faj nuk kanë ata që thonë “Ore ca dreqin bëhet kështu?”, kthehem tani tea to 10 muaj burg për një arkë peshk për një punësim që nuk u bë, ndërsa janë me dhjetëra të vrarët nga politikanë që kanë emra, pa llogaritur vjedhje kolosale që vetëm SPAK nuk i di, burgoset një grua për 10 kile peshk” tha Rama duke sulmuar vendimin për zv.ministren Rovena Voda.

Rama tha se socialistët “po hahen në shpinë” nga SPAK, pasi

“Dhëntë zoti që mbështetja jonë pa kushte, që nuk ka bërë vaki në 30 vjet që një shumicë kaq e fortë sa ç’jemi ne mos hapi gojën fare as në nivelin më të lartë, as në nivelet e tjera, për asnjë lloj vendimi duke e mbështetur symbyllur drejtësisë, sepse për këtë punë e kemi bërë reformën, se nuk jemi duke kontestuar asgjë nga proceset e hapura ndaj njerëzve të lidhur me këtë familje politike, dhëntë zoti të mos e lexojnë si dobësi prokurorët e SPAK-ut” tha Rama.

Shigjetimet ndaj prokurorëve të SPAK rikthejnë edhe një herë retorikën para vetingut, kur gjyqtarët dhe prokurorët ishin në shënjestër të mazhorancës.

Por ajo që kryeministri Rama nuk e përmendi ishte shqetësimi real nga i buron pakënaqësia për SPAK.

Muajt e fundit, ka ndodhur burgosja e ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, që tanimë është mbyllur në qelitë e burgut të Fierit. Ka ndodhur arrestimi i ish-Ministrit të Mjedisit, Lefter Koka dhe deputetit të PS, Alqi Bllako për inceneratorët. Goditjet ish-ministrave dhe deputetëve nga SPAK kanë vënë në vështirësi mazhorancën dhe kanë shkuar tashmë në nivel politik. Por hetimet ende vazhdojnë.

Nën akuzë nga opozita, për aferën e inceneratorëve, janë sekretari i përgjithshëm i qeverisë, Ëngjëll Agaçi, kryebashkiaku Erion Veliaj apo zv.kryeministri Arben Ahmetaj.

A ka nuhatur Rama se ndonjë prej bashkëpuntorëve të tij të ngushtë është afër arrestimit?

Ky është shpjegimi më i logjikshëm i një reagimi të befasishëm nga ana e kryeministrit, i cili po konteston drejtësinë që e projektoi, e votoi dhe e ngriti vetë. Pas 25 Prillit, gjithnjë pati premtuar se nuk do të mbrojë askënd nga goditjet e SPAK. Sot ka shkelur mbi fjalët e tij dhe ka dalë zbuluar, duke paralajmëruar prokurorët. Mbetet për t’u parë nëse prokurorët do ta hanë presionin./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

93.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI