Flash

Negociatat për presidentin e ri/ Preteksti për të nxitur përplasjen brenda PD

Lapsi.al 7 April 2022
Negociatat për presidentin e ri/ Preteksti për të nxitur

Ndërsa Partia Demokratike është në fazën post-traumatike të dyluftimit të brendshëm, një dorë e shtrirë nga Partia Socialiste që kërkon emra kandidatësh për president, ka trazuar sërish ujërat e selisë blu. Logjika e zhvesh ftesën nga sinqeriteti i bashkëpunimit. Socialistët mezi ç’presin të largohet Ilir Meta, për faktin se ky e shndërroi presidencën në seli të opozitës. Atëherë pse e kërkojnë një president të pranuar nga opozita, që mund të flirtojë me palën tjetër, në kërkim të balancave?

Pavarësisht kontradiktave, tre socialistë janë aty. Balla, Gjiknuri dhe Spiropali, të gatshëm për të folur dhe në pritje të negociatorëve përballë. Këtu fillon dhe mbaron misioni i tyre. Mjafton të jenë prezent në tryezën e bisedimeve dhe sherri brenda opozitës riaktivizohet menjëherë.

“Dua të sqaroj se nuk ka pasur asnjë negociatë me asnjë grupim, kemi zhvilluat takime mes vetes sonë” ka konfirmuar Damian Gjiknuri.

Kush do të negociojë nga opozita për presidentin e ri? Fitilat e sherrit ndizen shpejt brenda PD-së. Berisha fillimisht refuzoi të bëhet pjesë e lojës. Pastaj la një shteg të hapur.

“Nëse Rama vendos që presidentin ta propozojë PD ose opozita atëherë do të nisim konsultimet me institucionet e PD” tha ai, nga selia që ka marrë nën kontroll.

Nga ata pak që i kanë mbetur Bashës, pati pakënaqësi. Enkelejd Alibeaj, që ruan ende postin e kryetarit të grupit parlamentar tentoi të faktorizohet.

“Qendrimet personale të askujt, aq më tepër të atyre që nuk janë pjesë e grupit parlamentar të PD nuk kanë kurrfarë lidhje me qëndrimin dhe vendimarrjen e grupit parlamentar” u shpreh Alibeaj.

Por socialistët që kur bënë ftesën e kishin të qartë adresën.

Kur i pyesin për Berishën, socialistët përmendin menjëherë të vdekurit, duke mbyllur çdo shteg për negociata. Rama iu përgjigj shkurt gazetarëve: “Unë flas për të gjallët, ju më përmendni të vdekurit”.

“Ne do bëjmë përpjekje të komunikojmë me të gjitha copat dhe çikat që janë aty, se jo me çdo copë dhe çikë kemi ndërmend të komunikojmë. Do komunikojmë me ata copa dhe çika që përfaqësojnë të gjallët” -u shpreh ai në një konferencë nga kryeministria.

Duket se dora e socialistëve është e shtrirë drejt palës më të dobët në Partinë Demokratike. Dhe kjo nuk është rastësi. Pas vendimit të gjykatës që i dha selinë dhe logon Grupit të Rithemelimit, Berisha është rikthyer triumfator.

Lulzim Basha i dorëhequr është nisur drejt takimeve në fshatra.

Pikërisht kur sherri filloi të venitej, Rama vendos të njohë si palë negociatore Lulzim Bashën, duke e faktorizuar sërish. Emrat që mund të qarkullojnë nga opozita për kandidatët për president mund të digjen shpejt, por misioni është përmbushur. Njëra palë është shumicë brenda demokratëve, por pala tjetër mbetet zyrtarisht në komunikim me qeverinë./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI