Flash

Konflikti i FSHF/Rama shet Veliajn nën presionin e UEFA-s

Lapsi.al 3 February 2022
Konflikti i FSHF/Rama shet Veliajn nën presionin e UEFA-s
Edi Rama, të paktën sa për sy e faqe, e shitur Erion Veliajn në lidhje me konfliktin për FSHF-në. Nëse kryebashkiaku i Tiranës, natyrisht i urdhëruar nga shefi i tij u përbetua për pushtimin e ishullit të fundit të mbetur jashtë kontrollit, pas bisedës me Ramën, Presidenti i UEFA-s, Alexander Ceferin ka siguruar se ka marrë garancinë për mos ndërhyrjen e politikës në zgjedhjet e futbollit. Lexo me tej: Fytyra tjetër e Erion Veliajt/ Gjuha e rrugaçit që shantazhon me SPAK kapjen e futbollit

Rama vetë, në një status, u mjaftua të thotë se kishin rënë dakord me shefin e futbollit europian. Por se për çfarë ranë dakord mund të kuptohet nga ajo që tha në një intervistë për agjensinë “Associated Press”, Ceferin. Presidenti i UEFA-s shprehu shqetësimin për situatën e krijuar dhe për incidentet që kanë ndodhur gjatë këtij procesi zgjedhor, duke theksuar se "futbolli duhet të vendosë për futbollin" dhe se nuk duhet kurrsesi të ketë ndërhyrje politike në këtë proces.

Gjithashtu, Ceferin tha se nëse nuk do të ketë ndërhyrje politike nuk do të rrezikohet zhvillimi i finales së parë historike të UEFA Europa Conference League në Tiranë. Pra duket se kërcënimi i organizmit europian të futbollit për të hequr finalen në rast se shteti shqiptar vijon me budallallëkun dhe arrogancën tip Lali, ka pasur efekt. Mes kryeministrit dhe shefit të UEFA-s ka pasur një dakordësi për ndërprerjen e luftës dhe ruajtjen e finales.  "Takimi i sotëm s'mund të ishte më i mirë për qëllimin e përbashkët organizimin e finales" komentoi Rama. Dhe kushti k qartë që kjo të arrihet kuptohet lehtësisht nha fjalët e Ceferin: "Me Kryeministrin, ramë dakord se nuk do të ketë ndërhyrje politike në zgjedhje, që futbolli do të vendosë për futbollin dhe kjo është ajo që duam. Nëse UEFA nuk ndërhyn, askush tjetër nuk duhet të ndërhyjë në këtë proces. Nëse gjërat do të jenë kështu dhe unë kam shumë besim në fjalët e Kryeministrit, atëherë zhvillimi i finales së Conference League këtu është i sigurt" tha ai. Andi Bushati:Budallallëku i “Lalit”, si njollë për ambasadat dhe drejtësinë e re Po a do ta justifikojë Rama besimin e shefit të UEFA? Askush nuk mund të vëra bast për këtë. Nën emrin e tij u aktivizua Veliaj, disa bashki socialiste, kontrollet tatimore, madje dhe organet e drejtësisë. Por një gjë është e sigurtë, edhe nëse kryeministri vazhdon të hedhë gurin e të fshehë dorën, duke pranuar qëndrimin "Politika s'ka punë të merret menfutbollin" ai ka bërë pluhur dhe hi gjithë sfondin propagandistik mbi të cilin Veliaj ngriti aksionin e tij të dhunshëm dhe ordiner. ©LAPSI.AL    

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI