Flash

Strategjia e Metës për të delegjitimuar vendimin e Kushtetueses

Lapsi.al 2 February 2022
Strategjia e Metës për të delegjitimuar vendimin e Kushtetueses

Preesidenti i vendit, Ilir Meta me sa duket e ka humbur besimin se çështja e shkarkimit të tij do të jetë objekt i një gjykimi të drejtë dhe të ndershëm nga Gjykata Kushtetuese. Strategjia e mbrojtësve të tij përpara se të merrej me thelbin e atij shkarkimit nga parlamenti, që vetë kreu i shtetit e ka quajtur "anti kushtetues dhe qesharak" ka konsistuar në deligjitimimin e trupës që do të merrte këtë vendim.

Para se të niseshin drejt procesit, Meta botoi një foto nga zyrat e presidencës me këshilltarin e tij, Bledar Dervishaj dhe Drejtoreshën Juridike, Katrin Treska.

Të dy ata, 25 minuta përpara se trupa gjykuese të paraqitej në sallë, depozituan në Kushtetuese një kërkesë paraprake në lidhje me juridiksionin e anëtarëve të kësaj Gjykate. Ata kërkonin përjashtimin e disa gjyqarëve të Kushtetueseses: ose se atyre iu kishte përfunduar mandati, ose se atyre që ishin në konflikt interesi me presidentin pasi ky i fundit ka kërkuar masa disiplinore ndaj tyre. “Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese është në ushtrim të detyrës përtej mandatit, dy gjyqtarëve u është deklaruar përfundimi i mandatit më 2 maj dhe 8 prill 2022" tha në seancë Dervishaj.

Një argument tjetër ishte se gjykimi i kësaj çështjeje po bëhet jashtë afateve kushtetuese dhe se koha e shqyrtimit të saj ka kaluar me disa muaj që nga qershori, kur me 104 vota pro nga 140 deputetë gjithsej, parlamenti mori vendimin për shkarkimin e presidentit për shkak të “deklaratave të tija publike para dhe gjatë fushatës elektorale që nxitën dhunë dhe shkelën kushtetutën”.

Por, përpos vërejtjeve për trupin gjykues në pretendimet e presidencës ishte edhe ky votim i bërë nga parlamenti, sepse presidenti u shkarkua nga një kuvend që ishte "shkarkuar" edhe vetë për arsye se zgjedhjet e 25 prillit kishin prodhuar tashmë deputetët e tij. Sipas mbrojtësve të Metës, ky Kuvend i braktisur nga opozita jo vetëm e ndërmori votimin pas zgjedhjeve por ai si parlament i pa plotë (nuk plotësonte nurmin e 140 deputetëve) nuk qe legjitim për të shkarkuar kreun e shtetit. Për këtë parlament që votoi për ndërprerjen e mandatit, mbrojtësit e Metës thanë se Gjykata është në dijeni të një përplasjeje Kuvend-Presidencë dhe sulmeve që maxhoranca ka bërë në vazhdimësi ndaj kreut të shtetit. “Çështja e Teatrit Kombëtar, konflikti për emërimin e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, çështja e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019 dhe emërimet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese në vitin 2019”, ishin disa nga përplasjet e përmendura nga Dervishaj.

Natyrisht nuk pritej që Kushtetuesja ti miratonte kërkesat për deligjitimimin e saj. Pasi u tërhoq për të marrë vendim, Gjykata vendosi rrëzimin e dy kërkesave të Presidentit, pasi asnjë gjyqtar nuk parashtroi kërkesë për dorëheqje dhe i vlerësoi pretendimet si të pabazuara. “Lidhur me pretendimin për qëndrimin tej afatit 9-vjeçar dhe për propozimin e emërimit në një detyrë tjetër, shkaqet janë të pabazuara në Kushtetutë. Lidhur me pretendimet për shortin, afatin dhe pezullimin e tij u vendos të vlerësohet se janë të pabazuara, pasi janë çështje të pavarësisë së institucionit të Gjykatës Kushtetuese”, tha kryetarja Vitore Tusha. 

Ndërsa për kërkesën lidhur me mungesën e ligjitimitetit të Kuvendit për shkarkimin, arsyetimi qe : Kjo kërkesë do bëhet pjesë e vlerësimit, analizës dhe vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese dhe përgjigjja do jetë në vendimin përfundimtar.

Gjykata vendosi që seanca e dëgjimit të pretendimeve të presidencës të vijojë të enjten. Për shkarkimin e presidentit duhen domosdoshmërisht pesë nga votat e shtatë anëtarëve që janë prezentë dhe vendimi duhet të shpallet jo më larg se një muaj nga mbarimi i procesit.

Por me sa duket Ilir Meta është ndërgjegjësuar se tashmë mazhoranca ia ka marrë numrat për ta fituar çështjen në Kushtetuese. Jo më kot ai ka lënë të kuptohet në disa intervista se drejtësia ndërkombëtare ka edhe instanca të tjera, e me sa duket për këtë strategjia e mbrojtjes së tij filloi me delegjitimimin kushteve dhe gjyqtarëve të këtij procesi që zhvillohet për të parën herë në Shqipëri. 

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI