Flash

Analiza e sondazhit/ Berisha para Bashës, por diferenca ngushtohet

Lapsi.al 28 January 2022
Analiza e sondazhit/ Berisha para Bashës, por diferenca ngushtohet

Një sondazh i kryer në të gjithë vendin nga MRB dhe Data Centrum i ka dhën përgjigje një debati që zgjat që prej shatorit të vitit të kaluara, atij se kush është shumicë brenda votuesve të PD-së. Sipas shifrave të publikuara në Euronevs, nga 1 mijë intervista të zhvilluara midis datave 13 dhe 24 janar, Sali Berisha ka një përkrahje ndjeshëm më të madhe sesa Lulzim Basha, ndonëse diferenca mes tyre është zvogëluar që prej 9 shtatorit ditës kur pasardhësi vendosi përjashtimin e atit të tij politik. Përgjigjet janë domëthënëse: 38,4% e votuesve të Partisë Demokratike do të zgjidhnin Sali Berishën për kryetar në rast se zgjedhjet brenda partisë do të mbaheshin sot.

Për Lulzim Bashën kryetar shprehin pëlqim 28,3% ndërsa në këtë moment 33,3% do preferonin një kryetar tjetër për të drejtuar PD-në.

Por ndonëse avantazhi i Berishës me bashën duket i madh, duket se diferenca mes tyre është ngushtuar në krahasim me katër muaj më parë.

Po të njëjtat kompani Data Centrum dhe grekja MRB patën pyetur qytetarët gjatë muajit gusht përpara se Basha ta bënte publik vendimin e 'pezullimit" të papaardhësit. 

Sondazhi (shiko linkun poshte) athere tregoi se 71.2% e votuesve të PD nuk e mbështesnin përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar i demokratëve – 12.8% e mbështesnin, 12.4% ishin në mëdyshje, 3.6% dhanë përgjigje “nuk e di”.

Të pyetur se sa dakord ishin me thënien: “PD duhet ta mbështesë Sali Berishën”, 58% e votuesve të PD-së u përgjigjën po, 28.4% jo dhe 10% ishin në mëdyshje “as po as jo”.

Lexo me tej:

Del sondazhi/ 71% e demokratëve kundër Bashës dhe pro Berishës

ndërsa në nëntor, pak ditë para kuvendit të organizuar në stadium nga "Foltorja", Ora Neës publikoi të dhënat e një anketimi nga kompania e njohur Notto Sondaggi e cila ka qenë gjithmonë prezente në zgjedhjet shqiptare. Në matjen e opinionit me një kampion prej 1 mijë vetash ku rreth 40 % u deklaruan si mbështetës të PD-së diferenca ishte e frikshme.

Të vënë përballë të së njëjtës pyetje: se për kë do të votonin nëse zgjedhjet për liderin e ri të PD-së do të mbaheshin nesër, ata janë përgjigjur në këtë mënyrë. 81.9% e të anketuarve të cilët janë deklaruar dhe anëtarë të PD-së janë shprehur se do votonin Berishën kundrejt 10.8 % të cilët janë shprehur se do votonin Bashën.

 

E PLOTË/ Sondazhi Noto & RTV Ora: Demokratët duan Berishën 

Me sa duket tani kuotat e pëlqimit të Berishës dhe përkrahjes ndaj tij që nga ajo kohë kanë rënë disi. Dhë këtu rol mund të kenë luajtur disa faktorë. Së pari në fillim të vjeshtës Berisha kishte sharmin e viktimës që ishte prerë në besë nga i besuari i tij dhe kjo e bënte më të madhe diferencën e tij me Bashën. Së dyti në atë kohë lideri historik i demokratëve ishte në kulmin e aktivitetit të foltoreve ndërkohë që basha qëndronte në i mbyllur në zyrë dhe kjo me sigur ka luajtur rol edhe në publik. Së treti shumë demokratë kanë qenë të bindur se nëse do të donte berisha nukn tia rëmbente lehtësisht partinë pasuesit të tij. Prandaj ata e mbështetën aksionin e Foltores duke pasur shpresë që Basha të ikte dhe partia mos përçahej. Por kur pas 8 janarit një gjë e tillë nuk ndodhi, Basha rezistoi madje siguroi edhe deputetë e kryetarë degësh që e përkrahën, kjo mund ta ketë ndryshuar disi lojën. Fakti që Berisha dështoi ta marrë selinë i la larguar një pjesë të përkrahësve të tij që më shumë sesa dashurinë për doktrorin vuajnë ankthin e coptimit të PD-së.  

Kjo tendencë duket edhe në tabelën e mëposhtme. Aty shihet qartë se basha është varrosur politikisht duke humbur gati 30 pikë që nga koha kur përjashtoi Berishën duke vazhduar të jetë në rënie të lirë. Por ama edhe Berisha ka pësuar rënie kur demokratët e panë se fitorja e tij nuk ishte aq e kollajtë dhe se aksioni i Foltores mund të shpinte në krijimin e dy opozitave.

Por pavarësisht nga tendencat dhe analizat e tyre, të gjitha sondazhet serioze të zhvilluara në vend tregojnë qartë se në raport me Bashën, Berisha mbetet shumicë dominante në PD.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI