Zbulohet strategjia që do të ndjekë Berisha për zgjedhjet e pjesshme lokale
Po si qëndron e vërteta? A ka mundësi një opozitë e përçarë, që do të dalë minimumi me nga dy kandidatë që do të ndajnë votat dhe sidomos pas traumatizmit të 8 janarit të jetë konkuruese në këtë sfidë elektorale? Për këtë Lapsi.al ka bërë një llogari të përafërt duke u bazuar në rezultatet që forcat politike kanë marrë në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit, vetëm në territorin e bashkive ku gara zhvillohet sot. Sipas saj çfarë do që të bëjë, nëse del me më shumë sesa një kandidat, opozita i ka të humbura katër qytete: Durrësin, Vorën, Rrogozhinën dhe Lushnjen. Po të mbledhësh rezulatatet e 25 prillit (LSI+PD) edhe pa qene e përçarë opozita është afro 3 mijë vota mangut në Durrës, 5 mijë në Lushnje, 2 mijë në Vorë dhe 1 mijë në Rogozhinë. Pra në këto bashki një përmbysje duket teorikisht e pamundur. më optimistët për opozitën shohin një mundësi në Lushnje ku zgjedhjet varjojnë shumë ngë hera në herë në vartësi të kandidatit që arrin të mobilizojë fiset e ndryshme lokale. Por, qyteti ku gara duket më e ekuilibruar dhe ku pjesa e "Foltores" ka më shumë mundësi është Shkodra. Në zgjedhtje e përgjithshme diferenca në këtë qytet mes pushtetit (ku futen edhe cotat e PSD-së të Tom Doshit) dhe opozitës është 13 mijë vota në favor të kësaj të dytës. Pikërishtë në kryeqendrën e veriut vota e demokratëve rrezikon të shpërndahet më pak sesa kudo tjetër. Lulzim Basha aty dujet tepër i dobët dhe nuk po gjen kandidat për kryetar bashkie. Burime thonë se disa njerëz i kanë rrefuzuar atij kandidimin me siglën zyrtare të PD-së duke mos para asnjë shpresë për të fituar. Dobësinë e këtij grupimi e tregoi së fundi edhe dorëheqja e kreut të qarkut, Helidon Bushati. Pra Shkodra është e vetmja bashki ku rezerva e opozitës është aq e madhe që edhe në qoftëse njeri nga grupimet (në këtë rast ai i Bashës merr rezultat të dobët, opozita mundet të fitojë mbi PS-në.Andi Bushati: Zgjedhjet lokale, kurthi pervers i Metës për Bashën
Një tjetër bashki ku rezerva është e ndjeshme është edhe ajo e Dibrës. PD+LSI aty ishin me një diferencë prej 46 votash përpara. Por ndryshe nga Shkodra aty votat mes dy fraksioneve opozitare mund të përgjysmohen më mënyrë më të barabartë. Jo më kot Dibra u bë një nga qytetet e para ku Basha zhvilloi një tubim sepse ndihej më i fortë. Pra nëse ai ia arrin të vendosë aty një kandidat si Xhëlal Mziu (që duhet të lërë mandatin e deputetit për këtë) ose një të afërmin e tij politik, avantazhi mund të shuhet duke e bërë që socialistët të rifitojnë sërish Dibrën të cilën e dëshën aq fort sa në vitin 2016 shkaktuan një "tërmet" në zgjedhjet e saj lokale. Pra në konkluzion ndonse Berisha deklaron se e e ka gjetur mekanizmin e fitores, socialistët kanë shanc ti ftojnë të gjashta zonat ku do zhvillohen zgjedhjet e pjesshme. Shance që kjo të mos ndodhë ka deri diku në Shkodër dhe pak më pak në Dibër. Përndryshe ky test elektoral do të shërbejë më shumë jo si një provë për tu matur me pushtetin por si një konfirmim se kush është shumicë brenda PD-së. ©Lapsi.al