Flash

Emrat e parë/ Kush pritet të garojë në 6 bashki për PS, PD dhe Berishën

Lapsi.al 21 January 2022
Emrat e parë/ Kush pritet të garojë në 6 bashki për PS,

Me shpalljen e datës së zgjedhjeve të pjesshme lokale në 6 bashki filluan të qarkullojnë emrat e parë të kandidatëve. Partitë më të angazhuara në këtë proces duken PS, PD-ja e Bashës dhe Komisioni i Rithemelimit të Berishës.

Partitë e më të vogla në kampion opozitar janë në pritje të telefonatave, përveç LSI që tashmë e ka bërë të qartë se ka prerë çdo rrugë bashkëpunimi me Lulzim Bashën. Burime nga kjo forcë i thanë lapsi.al se në orët e fundit është duke u diskutuar për të dalë me kandidatë të saj ose në koalicion me Berishën.

Në korridoret e partive kanë nisur të lakohen edhe emrat e kandidatëve sidomos në bashkitë e mëdha si Durrësi dhe Shkodra. Partia Socialiste mblodhi të premten kryesitë e saj lokale në këto qytete. Burime nga këto mbledhje thanë se PS do të garojë me 2 gra.

Sfida për Durrësin

Në qytetin bregdetar të Durrësit do të konfirmohet Emirjana Sakon, e cila është është aktualisht e komanduar si kryebashkiake. Në Durrës fitoi në zgjedhjet e 30 qershorit 2019 Valbona Sako e cila pak muaj më pas dha dorëheqjen në kulmin e tragjedisë së tërmetit të 26 nëntorit.

[caption id="" align="alignnone" width="418"]Emirjana Sako merr drejtimin e Bashkisë Durrës - Vizion Plus Emirjana Sako[/caption]

Vendin e saj e zuri Zhuljen Varfaj, por edhe ai u largua shumë shpejt për shkak të disa problemeve shëndetësore. Në krye të bashkisë u komandua Emirjana Sako që është përfolur si një e besuar e ish-kryebashkiakut Vangjush Dako.

Në krahun tjetër, Lulzim Basha duket se ka vendosur që të nxjerrë në garë kreun e PD-së së Durrësit, Luan Hoti. Ka qenë më parë Sekretar i Përgjithshëm i Kësaj dege dhe mori drejtimin pas largimit të Ferdinand Xhaferrajt që fitoi mandatin e deputetit.

[caption id="" align="alignnone" width="493"] Luan Hoti[/caption]

Për Durrësin, nga Komisioni për Rithemelimin e PD-së po përflitet si kandidat urbanisti Ardian Muka. Ai ka qenë anëtar i Kryesisë së PD, Nënkryetar i PD Durrës nga 2007-2012 anëtar i Këshillit të Rregullimit të Territorit pranë Bashkisë, etj. Megjithatë Komisioni i Rithemelimit ka deklaruar se do të mbajë primare dhe deri atëherë shumë nga emrat mund të ndryshojnë.

Përballje e fortë edhe në Shkodër

Shkodra pritet të jetë një tjetër betejë e fortë. Partia Socialiste pritet të garojë me një tjetër grua. Ajo është Majlinda Angoni e cila është aktualisht prefekte e këtij qarku.

[caption id="" align="alignnone" width="539"]majlinda angoni - Shqiptarja.com Majlinda Angoni[/caption]

Interesante pritet të jetë sfida edhe në kampion opozitar. Komisioni i Rithemelimit mund të kandidojë me Voltana Ademin që e mbajti detyrën në krye të bashkisë edhe pse në 30 qershor fitoi Valdrin Pjetri i PS.

Ai nuk e mori mandatin për shkak të ligjit të dekriminalizmit. Ademi ka qenë një mbështetëse e “Foltores” së ish-kryeministrit Berisha dhe Kuvendit të 11 dhjetorit në Air Albania, por edhe ajo do të duhet t’u nënshtrohet primareve.

Voltana Ademi është dhe duhet të vazhdojë të jetë kryebashkiake e Shkodrës - Exit | Shpjegon Shqipërinë

Voltana AdemiNë kampin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha është ende në dilemë mes emrit të i ish-deputetes Izmira Ulqinaku, kryetarit të PD-së Xhevdet Amuli dhe ish-kryetarit të këshillit bashkiak Xhemal Bushati.

Bashkitë e tjera

Mersin Murati pritet të jetë kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Vorës. Ai ka mbajtur detyrën e prefektit të Tiranës. Pas shpalljes në kërkim të ish-kryebashkiakut Agim Kajmaku, kjo bashki u drejtua nga Gentian Picari.

Edhe në Lushnje, njësoj si në Durrës, PS-ja pritet të prezantohet nga kryetarja e komanduar në këtë bashki, Eriselda Sefa. Ajo mori detyrën pas arrestimit për korrupsion të ish-kryebashkiakut Fatos Tushe.

Dibra mbeti pa kryetar bashkia pasi Dionis Imeraj dha dorëheqjen për tu bërë deputet, por nuk ia doli. Ende nuk kanë dalë emra kandidatësh.

E njëjta situatë edhe në Rrogozhinë ku kryebashkiaku Haxhi Memolla u nda papritur nga jeta dhe për pasojë në krye të bashkisë u komandua Edison Memolla. ©LAPSI.al

LEXO EDHE:

Zbulohet strategjia që do të ndjekë Berisha për zgjedhjet e pjesshme lokale

Data e zgjedhjeve/ Caku i fundit i betejës Basha- Meta

Zgjedhjet lokale, kurthi pervers i Metës për Bashën

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI