Flash

Data e zgjedhjeve/ Caku i fundit i betejës Basha- Meta

Lapsi.al 19 January 2022
Data e zgjedhjeve/ Caku i fundit i betejës Basha- Meta
Me sa duket 6 marsi do të jetë data konsensuale kur do të mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore për gjashtë bashkitë e mbetura pa kryetar (Durrës, Shkodër, Lushnje, Vorë, Rogozhinë dhe Dibër). Presidenti Meta ka marrë sot frymë i lehtësuar, pasi edhe Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Celibashi, i ka konfirmuar këtë datë edhe përfaqësuesi i grupit parlamentar të mazhorancës, Taulant Balla nuk është shprehur kundër saj. Pra, frika e kreut të shtetit se mos pjesa e pushtetit nxirrte pengesa për kurthin që ai i ngriti Lulzim Bashës, duke e detyruar të hynte në zgjedhje njeriun që ka alergji për to, ka rënë përfundimisht. Të vënë përpara fakti të kryer edhe liderët e PD-së së vulës e kanë pranuar sfidën në këto qytete. Fillimisht Lulzim Basha tha në një intervistë për Ora Nevs se “Partia Demokratike nuk do ti ikë asnjë beteje, përfshirë dhe zgjedhjet vendore”. Të njëjtën gjë konfirmoi edhe nënkryetari i sapo emëruar Agron Gjekmarkaj, kur tha se “fryma ekziston, ne nuk i trembemi asnjë gare elektorale”. Lexo me tej:

Andi Bushati: Zgjedhjet lokale, kurthi pervers i Metës për Bashën

Por e vënë në nën presionin e Metës, i cili ndryshoi radikalisht qëndrim për shpalljen e zgjedhjeve të pjesshme, duke e parë mbajtjen e tyre si një mënyrë për të testuar se cila është shumica në kampin e përçarë të demokratëve, si dhe duke parë dakordësinë që iu dha menjëherë presidentit si nga grupi i Berishës, si nga socialistët, ndonëse e ka pranuar parimisht garën PD-ja e vulës duket qartësisht e pakënaqur. Kjo gjë u pa më së miri nga reagimet e Sekretarit të Përgjithshëm Gazmend Bardhi të cilat qenë krejt të kundërta nga ato të Bashës dhe Gjekmarkajt. Menjëherë sapo Ilir Meta dhe Taulant Balla u prononcuan pro mbajtjes së garave elektorale lokale në fillim të marsit, Bardhi doli ti bjerë fort këtij vendimi. ‘Asnjë habi nga qëndrimi i sotëm i Ilir Metës! Konsultimet mes trekëndëshit të Bermudës ndodhin çdo ditë, para dhe pas kamerave. Sot ishte teatri i radhës para kamerave’ tha ai. Në fakt, shqetësimi i një pjesë të mirë të PD së zyrave, që u shpreh me gojën e tij, nuk ka të bëjë me një bashkëpunim imagjinar, mes Metës, Ramës dhe Berishës. Ai është i pamundur të konceptohet edhe nga mendjet më të sëmura prej teorive kompoltiste.

Meta takoi Ballën/ Bardhi: Trekëndëshi i Bermudës konsultohet çdo ditë

Por meraku real është se kjo është koha më e papërshtatshme për të shkuar në një testim elektoral për grupin e Bashës. Në rastin më të keq, në gjashtë qytetet, në pjesën më të madhe të të cilave, e djathta është e fortë, Berisha mund të provojë se rryma e tij është shumicë mes demokratëve ashtu sikurse pretendon. Por, në rastin më të mirë, edhe nëse kandidatët e Berishës nuk dalin mbi ata të Bashës, shancet që PD-ja zyrtare, falë sherrnajës ku është përfshirë, ti humbë të gjashta qytetet, nuk janë larg të pamundurës. Ky do të qe një telash i ri për Bashën i cili do të duhej të dëgjonte sërish korin e bezdisshëm të atyre që i kërkojnë dorëheqjen. Pra, me lëvizjen e fundit për të shpallur zgjedhje të pjesshme lokale në 6 mars, kryetari i grupit të vulës në PD dhe ish themeluesi i LSI-së që pretendon të kthehet prapë tek kjo parti pas përfundimit të mandatit, kryen edhe aktin e fundit të një divorci, që nisi fill pas 25 prillit. Nëse Basha e anashkaloi gjatë fushatës, e akuzoi më pas se kishte prishur edhe strategjinë e opozitës drejt fitores dhe në fund nuk e ndihmoi LSI-në as të formonte së paku një grup parlamentar, Meta priti me durimin e atij që është i bindur se hakmarrja është një gjellë që haet e ftohtë. Dhe kur rasti i erdhi, pavarësisht se partia e tij nuk fitonte asgjë nga këto zgjedhje, pavarësisht se u detyrua të gëlltise ato që kishte thënë përpara, ai vendosi të vërë Bashën përpara asaj që nuk do donte kurrë të ndodhte: matjes së forcës së tij reale tek elektorati i PD-së. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI