Flash

Dëshmitë në prokurori/ Momentet e protestës ku Berisha dhe Basha implikojnë njëri-tjetrin

Lapsi.al 14 January 2022
Dëshmitë në prokurori/ Momentet e protestës ku Berisha dhe

Në dalje të prokurorisë së Tiranës, edhe Sali Berisha dhe Lulzim Basha i veshën njëri-tjetrit përgjegjësinë për dhunën në protestën e 8 Janarit. Mbështetësit e të dyve u përballën me hunj, shufra hekuri, bombula të fikjes së zjarrit, gura, grushta dhe shqelma në tentativën për të marrë selinë e PD-së.

Televizionet mund të kenë dhjetëra orë filmime nga paraditja e së shtunës së kaluar, por si Berisha, ashtu dhe Basha kanë disa momente kyçe të protestës, që sipas tyre implikojnë kundërshtarin.

Akuzat e Berishës për Bashën

Nga ajo çfarë Berisha u tha gazetarëve, kuptohet se ai synon ta përfshijë Bashën në organizimin e grupit të njerëzve që dhunuan demokratët nga brenda selisë.

“Shëmtira më kryesore, akti më i paimagjinueshëm, momenti më kriminal në historinë e 30 viteve, dëshmia më flagrante e lidhjes së politikës me krimin ishte jo vetëm atë ditë, por unë po marr 8 Janarin, Lulzim Brava i rrethuar nga një bandë vrasësish, trafikantësh, pengmarrësish, fondamentalistësh” u shpreh Berisha.

Lideri historik i demokratëve veçoi pikërisht momentin e përplasjes në ballkonin e katit të dytë, kur protestuesit u dhunuan nga një grup njerëzish që mbanin në duar spraj si ato që përdor policia dhe shkopa bejzbolli. Berisha përmendi si provë edhe fotografinë e shpërndarë në media para protestës, ku dukeshin një grup personash në ambjentet e selisë së PD-së.

“Së pari u hodh tymi, pastaj u hodh pluhuri tokstik, u hodh bomba shurdhuese dhe pamja më simbol e dy botëve është një i ri idealist me flamurin e PD, për ta vendosur në ballkon dhe një grup primitiv njerëzish që sulmoi me gur dhe i çajnë kokën një të riu idealist me flamur. Prova të padiskutueshme që aty ka pasur njerëz të armatosur, dëshmi të njerëzve që i kanë parë, fotografia që ka dalë pasditen para protestës”.

Akuza e Bashës për Berishën

Në dalje të prokurorisë, Lulzim Basha u përqëndrua tek mesazhi politik, megjithatë ai u foli gazetarëve për mercenarë dhe një grup kriminelësh që shoqëronin Sali Berishën.

“Nuk ishte asgjë më pak se një organizim i vetëdijshëm, i planifikuar i një tentative vrasje për interesa të ngushta personale me autor një grup të strukturuar kriminal, ku nuk janë demokratët, as interesat e demokratëve, por janë interesat e një personi dhe të mercenarëve dhe të një grushti personash me rekorde kriminale” tha Basha.

Ajo që u vu re në fjalët e Bashës ishte se ai kërkoi me ngulm ndarjen e roleve për të akuzuarit, duke e vënë theksin tek organizatorët, orkestruesit dhe urdhëruesit e dhunës. Nënteksti kuptohet se ishte për Berishën.

“Para drejtësië të gjithë nga Sali Berisha tek i fundit, por duke bërë një diferencim të qartë midis organiztorëve, orkestruesve, urdhëruesve të dhunë që për fat të keq i pa e gjithë bota dhe mes atyre demokratëve që u ndodhën aty dhe e kanë kuptuar që u përdorën për mish për top” u shpreh Basha.

Mbështetësit e Bashës kanë shpërndarë shpesh në rrjetet sociale një video ku Berisha duket që bën me shenja drejt protestuesve. Sipas tyre ajo provon se ishte ai që e nxiti dhunën.

Berisha ka shpjeguar se nëpërmjet shenjave, u kërkoi protestuesve të mos qëndronin në rrugë, por të afroheshin dhe të futeshin në oborrin e PD-së.

Qasja e ndryshme ndaj prokurorëve

Në dalje të prokurorisë, ra në sy diferencat mes Berishës dhe Bashës për prokurorët. Berisha hodhi një kunjë drejt prokurorit, që sipas tij rrudhej në fytyrë, kur bëheshin akuza ndaj Edi Ramës. Kur gazetarët e pyetën nëse kishte shpresë që prokuroria do të bënte drejtësi, Berisha foli troç.

“Ku të arrestojnë këta? Këta janë në kontroll të plotë. Këta edhe mund të duan të bëjnë detyrën, por ti e ke parasysh, krimi është omnipresent dhe omnipotent këtu” tha lideri i demokratëve.

Basha ishte më i rezervuar. Kur gazetarët i përmendën akuzat që kishte bërë ndaj drejtueses së prokurorisë Elizabeta Imerajt, si simbol i korrupsionit, ai e shmangu këtë temë, duke thënë se u mor në pyetje nga prokurori Elio Mazreku.

Pastaj, la të kuptohet se kishte besim se prokurorët do të bënin drejtësi për atë që ndodhi në 8 Janar, duke thënë: “I kam kërkuar organeve të bëjnë hetim të plotë dhe të gjithanshëm të kësaj ngjarjeje sepse për fat të keq nuk ishte asgjë më pak se një organizim i vetëdijshëm, i planifikuar i një tentative vrasje”./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI