♦Veliaj ka lënë një shije të keqe jo vetëm për mënyrën arrogante se si i shantazhon njerëzit, por edhe për fjalorin vulgar që përdor një një tubim publik. Ndonëse në justifikimin që bëri pasi doli përgjimi ai u mundua të thotë se kjo qe e ngjashme me një bisedë çunash para një ndeshje futbolli, ai e përgënjeshtroi vetë gënjeshtrën që prodhoi. Ai në po të njëjtën deklaratë pohoi se nuk qe një çun i thjeshtë që do luante me shokët, por përfaqësuesi zyrat i aksioneve që bashkia ka te klubi i futbollit Tirana. Prandaj në opinion do mbahen mend gjëtë fjalët e tij drejtuar ikonës të futbollit Tiranas: “ Vjen Sul Mema aty, ku di unë o vlla se ça firmosa. Po mir mër Sul, që qesh me mu tani, si ka mundësi që jua ka marrë dinjitetin, jua ka marrë burrërinë, si mund t’i presi robi koqet dhe të sillesh si rrotë kari, duke qenë çun futbolli tërë jetën? Po ça t’i bësh, është tredh, nuk ka më dinjitet tashi. Tani pyetja është, do shkojmë të hidhemi në erë, apo do themi, jo vlla ne i kemi bolet prej hekuri dhe ti nuk na e tredh dot, që të bëjmë edhe foto me kryetarin e bashkisë dhe të firmosim gjëra që nuk i lexojmë fare, që nuk di as anglisht. E kuptoni që po bëhet futbolli qesharak dhe figurat e futbollit po bëhen lolo”.
Andi Bushati:Budallallëku i “Lalit”, si njollë për ambasadat dhe drejtësinë e re
♦Erion Veliaj dëgjohet në përgjim duke u betuar se do ta çlirojë futbollin nga Duka duke marrë shembullin e shpalljes non grata të Berishës nga SHBA. “Kur morën leksion ata që dukeshin të paprekshëm” imagjino këta të tjerët i thotë ai komunitetit të futbollit Tiranas. Por ky asocim me ndëshkimin që erdhi nga Uashingtoni për Sali Berishën me ndëshkimin në Tiranë të atyre që nuk i binden pushtetit rilindas i jep argument më shumë atyre që pretendojnë se lideri historik i demokratëve u godit enkas për të thërmuar opozitarizmin në këtë vend. Idotësia me të cilën Veliaj reket ta implementojë këtë model në fusha të tjera të shoqërisë vetëm sa e kompromenton qëllimin e shpallur publkisht se “non grata” qe një mjet për të ndëshkuar të korruptuarit. ©Lapsi.al