Andi Bushati: Si mund ta shpëtojnë amerikanët ushtarin Basha
"Rama me bandat e tij me uniformë dhe pa uniformë, siç e dini, ka konfiskuar në një akt madhor kriminal politik siglën e PD. Prandaj ne do të dalim pas marëveshjes me aleatët me një logo të re. Por kjo nuk i pengon demokratët që ta shohin të shkruar në ballin e këtyre zotërinjve dhe të gjithë mbështetësve siglën e vërtetë të PD-së tha Berisha duke treguar me dorë gjashtë kandidatët. Ai shtoi: “Logoja në koalicione është logo koalicioni gjithmonë. Logo në koalicione nuk është e një partie. Kjo është gjithmonë një logo që gjendet për atë që quhet aleancë" tha ai. Berisha tregoi edhe emrin e koalicionit: "ne e quajtëm Shtëpia e Lirisë", duke bërë një referencë të qartë me godinën që nuk e pushtoi dot në 9 janar gjë që ende me sa duket i djeg shumë. Por me sa duket hapja e foltores nuk do të mbyllet me LSI-në por do të shtrihet edhe në dy drejtime të tjera. Kështu afrimi më i mundshëm është ai i Jozefina Topallit e cila mund të ketë një rol në zgjedhjet e bashkisë Shkodër, atu ku opozita pretendon më shumë. Duke dalë si parti më vete në 25 prill, Topalli mori gati një mijë vota duke e privuar PD-në nga një deputet. “Ata do të kontribuojnë në këtë fushatë. Unë do t’i ftojë ata. Hapja e PD-së ndaj atyre që kanë kontribut e është një ligj i pandryshueshëm në procesin e rithemelimit të PD-së” – tha Berisha.Berisha bën “Primaret”, premtimi i Bashës për 8 vjet që nuk u mbajt kurrë
Ai njoftoi ashtu se negociatat vazhdojnë edhe me katër partitë aleate të PD-së të cilat deri më tani kanë deklaruar se do të qëndrojnë larg dualizmit Basha -Berisha në këto zgjedhje. Në paqartësi se si do të konkludohet marëveshja me to Berisha u mjaftua me shprehjen e thatë: "Jemi në bisedime me parti të tjera". Ai u mbur me faktin se primaret u zhvilluan për herë të parë dhe nxorën nga shtëpitë e tyre për të votuar më shumë se 5 500 demokratë, por grupimi i Bashës e konsideroi këtë proces si një farsë që bëhet për hallet e Berishës: "Sali Berisha ka vetëm një garë, atë për të dëmtuar Partinë Demokratike" ishte mesazhi që doli nga SHQUP-i, i cili e kondideroi koalicionin e ri si aleanca e non gratave. Po të njëjtën shprehje përdori edhe shefi i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla. I pyetuar nga gazetarët për gjashtë kandidatët e shpallur ai tha: “Do përgjigjem personalisht për këtë pyetje: “non grata” mbetet “non grata” dhe produktet që vijnë nga “non grata” janë “non grata”,” tha Balla. ©Lapsi.al