Flash

Gara e 6 marsit/ Ku ndryshon Berisha nga Basha

Lapsi.al 14 February 2022
Gara e 6 marsit/ Ku ndryshon Berisha nga Basha

Gara mes dy PD-ve për zgjedhjet e pjesshme lokale në gjashtë bashki, nuk ndryshon vetëm për mënyrën se si Basha dhe Berisha i kanë zgjedhur kandidatët për Shkodrën, Durrësin, Lushnjen, Dibrën, Rogozhinën dhe Vorën.

Berisha në të gjithë tubimet e tij pothuajse i ka sulmuar në të njëjtën pikë kanditatët e Bashës, duke i quajtur si përfaqësues të Lulzim bravës, duke bërë një diferencë të ndjeshme me ata që anëtarësia i ka caktuar me votën e saj. Ai arriti kulmin, kur në Shkodër, e krahasoi Xhemal Bushatin me personazhin e famshëm të Zef Dedës "kunatin e shokut Xhemal".

https://lapsi.al/2022/02/06/lufta-per-simbolet-berisha-provokon-keq-pd-ne-e-vules/

Por gjithësesi, përzgjedhja demokratike nuk është e vetmja diferencë me metodën e centralizuar të grupimit të vulës. Edhe në formë edhe në thelb Berisha ka zgjedhur një rrugë krejt tjetër nga pasardhësi i vet. Dhe kjo duket në një pikë: ai është prezent kudo ku kandidatët e foltores organizojnë mitingje me elektoratin, në Sukth, në Durrës, në Dibër, në Shkodër.

https://lapsi.al/2022/01/30/berisha-ben-primaret-premtimi-i-bashes-per-8-vjet-qe-nuk-u-mbajt-kurre/

Pra figura e liderit historik është qëndrore në fushatën e "shtëpisë së lirisë". Sepse strategjia e Berishës është ta kthejë këtë sfidë në kombëtare, kundër qeverisjes së Ramës dhe asaj që ai e quan si pseudo opozita e Bashës. Jo më kot ai thotë kudo se kjo është një sprovë për të rikthyer pluralizmin e asgjesuar nga narko-shteti.

"Këto nuk janë vetëm zgjedhje për 6 bashki, ato në fakt janë për gjithë Shqipërinë. Sepse këto zgjedhje shënojnë fitoren e parë të revolucioni tonë paqësor për përmbysjen e narko shtetit dhe hapin rrugën për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Këto zgjedhje duhet të shënojnë kthesën e madhe, për Dibrën dhe Shqipërinë", tha ai të dielën gjatë prezantimit të kandidatit Premtim Kryemadhi.

Ndërsa taktika e Bashës është krejt tjetër. Ai pothuajse ëshë zhdukur nga fushata. Kandidatët e tij në rastin më të mirë i kanë prezantuar zv/ kryetarët në takime të ngushta. Duket sikur Basha do ti lërë më shumë hapsirë personazheve lokalë duke dhënë mesazhin e kundërt, pra se këto nuk janë zgjedhje me konseguenca për gjithë vendin, por një përpjekje për ti shërbyer qytetarëve ku ato zhvillohen. I pyetur po të dielën se a do të dorëhiqej nëse pësonte në 6 mars humbjen e radhës, ai i rëshkiti përgjigjes duke thënë se donte të fliste vetëm për skandalin korruptiv të inceneratorëve.

Basha po bën gjithçka për të mos i dhënë kësaj sfide pompozitetin e asaj që do të ndriçojë se kush është shumicë brenda të djathtës. Por përpos kësaj zgjedhje mos prezenca e tij ka edhe shpjegime të tjera.

Së pari Basha e pa se lëvizja e tij në rrethe nuk qe e lehtë. Kudo që provoi të shkelë jashtë Tirane, ai u prit me protesta dhe ofendime nga mbështetësit radikalë të Berishës. Dhe në një fushatë përsëritja e këtyre imazheve do të qe një autogol i pa nevojshëm. Duke lënë si violina të para secilin prej të përzgjedhurve lokalë, ai po shmang njëkohësisht edhe ndeshjen brenda llojit.

Një faktor tjetër është edhe rënia pikiatë e popullaritetit të tij që mund ta shndërrojë liderin nga ndihmë në barrë për kandidatët.

Ashtu sikurse tregoi edhe sondazhi i fundit i Euronews përlqyeshmëria për Bashën ka zbritur, nga 66.8 %, që ka qenë në Gusht, kur ai përjashtoi Berishën, në 38.7 ne mes të janarit, kur MRB dhe Data Centrum bënë matjen e fundit. 

https://lapsi.al/2022/01/28/analiza-e-sondazhit-berisha-para-bashes-por-diferenca-ngushtohet/

Pra edhe për këto dy arsye Basha me sa duket nuk do të jetë prezent në fushatë.

Deri në 6 mars, me gjasë, ne do të shohim Berishën të përfshirë me mish e me shpirt në garë, duke e shndërruar atë në një sfidë kombëtare dhe pasardhësin e tij të munguar, që do e trajtojë të tërën si një problem lokal.

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI