Flash

Humbja me Atleticon nuk është dëmi i vetëm për Milan: Florenzi duhet të operohet në gju

Lapsi.al 30 September 2021
Humbja me Atleticon nuk është dëmi i vetëm për Milan:

Milani humbet Alessandro Florenzi për shkak dëmtimi. Pas konsultimit mjekësor të kryer në mëngjes, u vendos që anësori i kuqezinjve duhet t'i nënshtrohet një operacioni artroskopik për të zgjidhur një problem të meniskut. Operacioni tashmë është planifikuar për të premten dhe sapo të përfundojë, do të jetë më e qartë koha e rikuperimit, por pritet që ish-lojtari i Romës e PSG të ndalet për rreth një muaj. Simon Kjaer do të jetë në dispozicion kundër Atalantës dhe gjithashtu mund të grumbullohet edhe Junior Messias. Zlatan Ibrahimovic do të kthehet pas pushimit.

Mbrojtësi danez kishte qëndruar jashtë si masë paraprake kundër Atleticos, por tashmë ishte kthyer në stërvitje me grupin dhe për këtë arsye është gati të kthehet. Fantazisti brazilian, nga ana tjetër, po punonte për të arritur gjendjen e tij optimale dhe ndeshja në Bergamo mund të ishte një mundësi për ta parë atë, duke bërë debutimin e tij për kuqezinjtë.

Kohë më të gjata rikuperimi për Krunic dhe Bakayoko, të cilët megjithatë kanë dalë nga zona mjekësore dhe kanë nisur rrugën e riaftësimit sportiv. Nuk ka problem, ndërkohë, për Brahim Diaz, pavarësisht tendinitit në gju që e detyroi atë të dilte para kohe kundër Colchoneros: ai do të jetë në fushë kundër Atalantës.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI