Flash

Video/ Juventus thyen kampionët e Europës: Barcelona e fundit e grupit, Koeman me 'valixhe' në dorë

Lapsi.al 29 September 2021
Video/ Juventus thyen kampionët e Europës: Barcelona e fundit e

Mbrëmje e madhe emocionesh në Champions League, me rezultate të rëndësishme ku nuk munguan cuditë. Juventus mposhti kampionët e Europës në Allianz Stadium, duke e dënuar Chelsean me një gol të Chiesa. Cristiano Ronaldo shpëton Solskjaer në minutën e 5 shtesë, duke i dhënë fitoren e parë Manchester United, ndërsa Barcelonën nuk ka kush e shpëton. 3-0 e Benfikës e lë skuadrën blaugrana në vendin e fundit me zero pikë dhe Koeman me valixhe në dorë.

GRUPI E

Pesë gola pa pësuar, Bayern Munich vazhdon historinë e dominimit të kundërshtarit dhe merr fitoren e dytë në Champions, duke kryesuar me pikë të plota pas dy ndeshjesh Grupin E. Dynamo Kyiv është skuadra fatkeqe në këtë rast, që e pëson në pjesën e parë nga dygolëshi i Leëandoëskit: fillimisht me penallti (12') e pastaj në minutën e 27 në asistin e Muller. Në pjesën e dytë, Gnabry në të 68, Sane në të 74 e Choupo-Moting tre minuta nga fundi i dhanë përmasa humbjes së ukrainasve. Kohë të vështira për Barcelonën, ajo kundër Bayern nuk ishte rastësi. Në Lisbonë, Benfica i shkakton një 3-0 fatale katalanasve që mbeten në fund me zero pikë dhe rrezikojnë kualifikimin. Goli blitz i Nunes në minutën e 3 i hapi rrugë suksesit portugez, të siguruar nga Silva në të 69 dhe 10 minuta më pas nga goli i dytë personal i Nunez.

GRUPI F

Atalanta kryeson Grupin F me fitoren e arritur ndaj Young Boys falë një goli të Pessina. Zviceranët arrihen kështu në renditje nga Manchester United që ia del të sigurojë një fitore shumë të rëndësishme kundër Villareal, pas humbjes në debutim, falë golit të Cristiano Ronaldos në minutën e 5 shtesë. Në Old Trafford përfundoi 2-1, me anglezët që përmbysën golin e Alacer me Telles në minutën e 60 e CR7 që shpëton Solskjaer atëherë kur nuk kishte më shpresë.

GRUPI G

Në grupin më të ekuilibruar të Champions atë F, diferencën e bën Salzburg e vetmja që arrin të fitojë 2-1 përballë Lille, duke marrë kryesimin me 4 pikë. Dy penallti të Adeyemi bënë të pavlefshëm golin e Yilmaz, që vetëm ngushtoi diferencën, pa mundur ti bëjë keq austriakëve. Në ndeshjen tjetër vazhdojnë të ndajnë pikët Wolfsburg e Sevilla, me një 1-1 që i ngjit në kuotën e dy pikëve. Avantazhit të Steffen në fillim të pjesës së dytë iu përgjigj Rakitic me penallti tre minuta nga fundi, kur gjermanët mbetën edhe me 10 lojtarë.

GRUPI H

Juventus bën bis në Champions League e bën një goditje të rëndësishme për klasifikimin e Grupit H. Skuadra e Allegri, pa Dybala e Morata të dëmtuar, mposhti 1-0 Chelsea e mban vendin e parë me 6 pikë. Në Stadium, në pjesën e parë Blues zotëruan topin më mirë, por rastet më të mira i patën bardhezinjtë në kundërsulm. Në pjesën e dytë Chiesa (46') ndëshkoi menjëherë Mendy e pastaj të gjithë bardhezinjtë mbrojtën rezultatin. Kampionët në fuqi ndajnë vendin me 3 pikë me Zenit, që shkatërroi 4-0 Malmoe, me zero pikë e ende pa shënuar asnjë gol e duke pësuar 7 në dy ndeshje.

Champions League

Group E

Bayern Munich 5-0 Dynamo Kyiv

Benfica 3-0 Barcelona

Group F

Atalanta 1-0 Young Boys

Manchester United 2-1 Villarreal

Group G

FC Salzburg 2-1 Lille

Wolfsburg 1-1 Sevilla

Group H

Zenit St. Petersburg 4-0 Malmoe FF

Juventus 1-0 Chelsea

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI