Flash

Mungesa e transferimit te City dhe përse Juventus nuk fiton me Ronaldon: Bonucci tregon të fshehtat

Lapsi.al 29 September 2021
Mungesa e transferimit te City dhe përse Juventus nuk fiton me Ronaldon:

Leonardo Bonucci ka rrëfyer për ‘The Athletic’ disa episode të padëgjuara nga e kaluara e tij. Ai zbuloi, për shembull, se në vitin 2016 ishte një hap larg nga transferimi te Manchester City dhe, më pas, foli për vitet në të cilat ishte në krah të Cristiano Ronaldos: "Ai kishte një ndikim shumë të fortë tek ne, vetëm fakti që stërviteshim me të na dha diçka më shumë por në mënyrë të pandërgjegjshme filluam të mendojmë se vetëm prania e tij ishte e mjaftueshme për të fituar ndeshjet. Humbëm dicka në punën tonë të përdishme, në përulësi, në sakrificë, në dëshirën për të qenë aty ditë pas dite për shokët e skuadrës. Mendoj se vitet e fundit është parë".

Në lidhje me mundësinë për të luajtur në Premier League ai shtoi: "Unë kisha ëndrrën të stërvitesha nga Guardiola. Pesë vjet më parë u shkova shumë afër, isha gati të transferohesha në Manchester. Ishim te detajet, por atëherë Juve nuk donte të më shiste dhe ne vendosëm që do të qëndroja. Kur shkova te Milan mund të kisha shkuar në fakt te City, por gjërat nuk shkuan ashtu siç duhej të kishin shkuar, sepse unë i kisha dhënë fjalën Milanit. Vitin e kaluar unë fola përsëri me Pep, që më donte, por i thashë se Juventusi është shtëpia ime dhe jam i lumtur që jam këtu. Doja të kompensoja terrenin e humbur kur shkova te Milan për një sezon dhe të kthehesha në simbolin e Juventusit, është gjëja më emocionuese që mund të bëj në këtë moment në karrierën time".

Bonucci më pas foli për Lukakun, kundërshtarin e tij në grupin e Ligës së Kampionëve pasi kishte qenë më parë në kampionatin italian dhe ekipin kombëtar: "Ai ka treguar se është një sulmues i plotë, pasi mund të fitojë ndeshje i vetëm. Kur luan kundër tij duhet të qëndrosh i fokusuar në 100 minuta në lojë. Kundër Lukakut nuk duhet të përfshihesh në një betejë fizike ose ti luash nga afër. Në zonë ai është i shkëlqyer për të luajtur një kundër një, duhet të jesh në vijën e parë, të përpiqesh të lexosh lojën dhe të luash fort. Nëse e lejon të marrë pozicion, ai të kalon dhe nuk je më në gjendje ta ndalosh".

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI