Flash

Sheik Mansour ndërtoi një perandori te City, por vetëm sepse Liverpool nuk ishte në shitje

Lapsi.al 28 September 2021
Sheik Mansour ndërtoi një perandori te City, por vetëm sepse

Në Manchester, Sheiku Mansour mori një klub si City për ta bërë një prej më të mëdhenjve në Angli dhe rivale të denjë të United, për një derbi të jashtëzakonshëm. Emri i tij është lidhur gjithnjë me klubin e pak kishin menduar se Citizens ishin zgjedhje e dytë për sheikun: para se të blinte aksionet e klubit anglez, kishte provuar të blinte një klub tjetër të Premier League, por pa sukses. Ky lajm u zbulua nga ish-mesfushori dhe trajneri Graeme Souness. Skocezi, duke folur për Sky Sport, zbuloi se sheiku ishte i interesuar të blinte Liverpool para se të investonte në një nga klubet e Manchesterit. Por në Merseyside përgjigjja ishte vetëm një: jo.

Skocezi, i cili fitoi pesë tituj të Premier League dhe tre Kupa Europiane ndërsa luante në Anfield, e kishte zbuluar këtë detaj fare rastësisht, gjatë pushimeve në Dubai: “Unë shkova në Dubai 12, 13 vjet më parë – kujton 68 -vjeçari – shkova në restorantin Nobu i cili ishte bosh vetëm pas drekës. Gjatë daljes një zonjë mbërriti dhe u prezantua si Amanda. 'Unë jam një tifoze e Liverpoolit', më tha ajo. E solla unë familjen e Abu Dhabit për të blerë Manchester City”.

Kishte kontradiktë në këtë deklaratë dhe ish-lojtari nuk mund të mos e pyeste: “Pesë minuta më parë ju thatë se ishit tifoze e Liverpool, pse nuk i çuat në Merseyside?”. Përgjigjia ishte e pakundërshtueshme: “Unë u përpoqa shumë, por Gillett dhe Hicks ishin aq të vështirë për t'u bindur, sa më në fund hoqën dorë”. Tom Hicks dhe George Gillett Jr, kanë qenë në krye të Liverpool nga shkurti 2007 deri në tetor 2010, përpara se ti shisnin klubin John W Henry dhe FSG, të njohur atëherë si New England Sports Ventures.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI