Flash

Partitë e reja kundërshtojnë duopolin PS-PD mbi reformën zgjedhore

Përfaqësuesit e partive të vogla denoncojnë dominimin e reformës zgjedhore nga interesat e dy partive të mëdha, ndërsa kërkojnë ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe forcimin e rregullave të lojës për të garantuar barazinë e votës dhe zgjedhje të ndershme pas tre dekadash tranzicion.

20:28 Blerina Gjoka

Kapi organet gjenitale, Zaniolo shpëton me një dënim qesharak për ofendimin e tifozëve të Lazios

Lapsi.al 28 September 2021
Kapi organet gjenitale, Zaniolo shpëton me një dënim qesharak

Nicolò Zaniolo e ka kaluar me një gjobë prej 10.000 € gjestin e turpshëm kundër tifozëve të Lazios në fund të derbit. Ky është vendimi i gjyqtarit sportiv, me motivacionin e mëposhtëm ndaj lojtarit të Romës: "Për faktin se, në fund të ndeshjes, duke u larguar nga fusha, i drejtoi mbështetësve të ekipit kundërshtar një gjest vulgar sfidues; shkelje e zbuluar nga bashkëpunëtorët e Prokurorit Federal”.

SKUALIFIKOHET DJIDJI (TORINO): HUMB DERBIN

Gjykatësi sportiv i Serie A skualifikoi për një ndeshje mbrojtësin e Torinos, Koffi Djidji në lidhje me ngjarjet e ndodhura në javën e gjashtë të Serie A. Lojtari u ndëshkua gjatë ndeshjes së djeshme kundër Venezias dhe do të humbasë derbin me Juventusin.

GJOBË PËR OSIMHEN, NAPOLI E INTER

Paralajmërim dhe gjobë prej 2,000 eurosh për sulmuesin e Napolit, Victor James Osimhen për simulimin se pësoi një faull në zonën e penalltisë së kundërshtarit, në ndeshjen kundër Cagliari në Maradona. Një gjobë prej 3,000 eurosh edhe për Napolin për shkak se 'mbështetësit e tij në minutën e 11' të pjesës së dytë përdorën një bilbil që shqetësonte rrjedhën e rregullt të ndeshjes, duke e detyruar gjyqtarin të bëjë njoftimin e zakonshëm". 2000 euro gjobë edhe për Inter, për fyerjet e tifozëve të tij kundër trajnerit kundërshtar, në ndeshjen e San Siros kundër Atalantas.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI