Flash

Partitë e reja kundërshtojnë duopolin PS-PD mbi reformën zgjedhore

Përfaqësuesit e partive të vogla denoncojnë dominimin e reformës zgjedhore nga interesat e dy partive të mëdha, ndërsa kërkojnë ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe forcimin e rregullave të lojës për të garantuar barazinë e votës dhe zgjedhje të ndershme pas tre dekadash tranzicion.

20:28 Blerina Gjoka

Merluci dhe oktapodi fusin grindjen në Manchester: receta e kërkuar nga Ronaldo, nuk pëlqehet nga të tjerët

Lapsi.al 27 September 2021
Merluci dhe oktapodi fusin grindjen në Manchester: receta e kërkuar

Grindje për punë ushqimi. Duket dicka banale, por kur bëhet fjalë për përditshmërinë merr konotacion serioz. Pikërisht recetat e kërkuara nga Cristiano Ronaldos ka krijuar pakënaqësi te shokët e skuadrës së Manchester United. Sulmuesi portugez bindi kuzhinierët e klubit që të shtonin disa pjata të tij të preferuara në menunë e mensës, por disa lojtarë nuk e kanë preferuar atë ushqim.

Vetëm pak ditë më parë portieri Lee Grant pranoi se lojtarët e Manchester United, pasi panë CR7 të porosiste vetëm kuinoa dhe avokado, hoqën dorë nga ngrënia e ëmbëlsirës. Në fakt, ata kishin vendosur të ndiqnin shembullin e ish-sulmuesit të Juventusit dhe të ushqeheshin shëndetshëm. Kështu ata i kishin thënë lamtumirë ëmbëlsirës të tyre të zakonshëm. Megjithatë situata po del pak nga kontrolli dhe tensionet e para po fillojnë të shfaqen. Cristiano Ronaldo është shumë i shqetësuar dhe i rreptë kur bëhet fjalë për dietën e tij dhe natyrisht ai gjithashtu ndjek një dietë specifike në qendrën stërvitore. Një burim pranë klubit zbuloi për “The Sun” se zgjedhjet e Ronaldos kanë ndarë dhomën e zhveshjes. Në fakt, disa do të ishin më të prirur për diçka pak më klasike.

Në krye të listës së sulmuesit është një pjatë tradicionale portugeze, Bacalhau, një recetë tipike e bazuar në merluc, me qepë dhe vezë. Një ushqim tjetër i përfshirë në menu, oktapodi, i pëlqyer nga CR7 por shumë më pak nga shokët e skuadrës. Tani lojtarët kanë filluar të tërhiqen: “Cristiano Ronaldo është shumë i dhënë pas proteinave, gjëra të tilla si feta proshute, vezë, avokado dhe kuzhinierët po përpiqen ta ndihmojnë me gatime shtëpie. Ai gjithashtu e do oktapodin, por shumica e djemve nuk e preferojnë atë”, thotë burimi i “The Sun”. Por ky fakt vështirë se mund ti ndryshojë gjërat në Old Trafford. Në fron është ulur mbreti dhe dëshirat e tij nuk vihen në diskutim...

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI