Flash

Arbitrat italiane paralajmërojnë Mourinhon: "Teatër i papranueshëm, do jemi të rreptë"

Lapsi.al 28 September 2021
Arbitrat italiane paralajmërojnë Mourinhon: "Teatër i

Sjellja e José Mourinho në derbi i ka tërbuar drejtuesit e arbitrave. "E papranueshme", "nuk duhet të përsëritet", "ne do të jemi shumë të rreptë". Komentet, siç tregohet nga 'Il Messaggero', të mbledhura mes konsideratave të krerëve të arbitrimit pas spektaklit të Special One, performanca e të cilit është përcaktuar si një "teatër". Drejtuesit e AIA-s (Shoqata italiane e arbitrave) kanë patur pakënaqësi edhe për arbitrimin e Guidas, që duhet ta kishte përjashtuar trajnerin portugez.

Në dritën e komenteve dhe sjelljes më të fundit të Mourinhos gjatë derbit, dizenjatori Rocchi u kërkoi gjyqtarëve të tij që të përdorin ashpërsinë më të madhe, duke filluar nga ndeshja tjetër, siç ndodhi për Gasperinin në javët e mëparshme. Ajo që ndodhi të dielën nuk do të tolerohet më.

Gjithashtu sipas rindërtimit të gazetës romane, dueli shumë personal mes Mourinhos dhe zyrtarëve të ndeshjes kishte filluar që në nxemje dhe ishte ndezur në rastin e penalltisë së munguar ndaj Romës për faullin e Hysajt ndaj Zaniolos, një episod që për më tepër, përfundoi duke shkaktuar 2-0 në favor Lazios. Pak rëndësi ka për portugezin që lojtari i tij mund të ishte pozicion jashtë loje, siç mund të lexohet nga buzët e Guidës. Që nga ai moment, José luajti ndeshjen e tij shumë personale me gjyqtarin dhe zyrtarin e katërt Di Bello, një ndeshje që arriti një tjetër kulm në minutën e 53-të, kur Leiva, me një karton të verdhë, duke kërcyer hapi krahun ndaj Mkhitaryan, me një dinamikë të ngjashme (por jo e njëjtë) me atë që çoi në kartonin e kuq për Pellegrinin në minutën e 90 të Roma-Udinese.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI