Flash

Haaland, mundësia për ta blerë është këtë verë: një klauzolë i zbret çmimin super-sulmuesit

Lapsi.al 29 September 2021
Haaland, mundësia për ta blerë është këtë

Një ndeshje, një gol. Edhe diçka më shumë. Që kur mbërriti në Dortmund në janar 2020, Erling Haaland ka shënuar 68 gola në 67 ndeshje. Një mesatare absurde, që, duke qenë se sapo ka mbushur 21 vjeç, vetëm mund të përmirësohet. Sidoqoftë, pyetja që lind në Gjermani është vetëm një: sa kohë do të qëndrojë në Dortmund? Po, sepse nga vera e ardhshme aktivizohet një klauzolë e zgjidhjes së kontratës së tij. Mund të blihet për 75 milionë (rreth 90 milionë, përfshirë bonuset). Borussia i ka duart e lidhura, nëse lojtari, përballë një oferte, vendos të shkojë, ata nuk do të jenë në gjendje ta mbajnë atë.

Haaland tashmë ka shënuar 11 gola në 8 ndeshje këtë sezon. Ai po shënon me kokë (ka shënuar kështu në dy ndeshjet e fundit të kampionatit me Leverkusen dhe Union Berlin), por ai gjithashtu është efikas edhe me të djathtën e të majtën. Në muajt e fundit Haaland, në fund të çdo seance stërvitore, për tu përmirësuar, ndalet dhe stërvitet në goditjet me kokë dhe për të djathtën së bashku me Hummels. Norvegjezi po rritet, kjo është arsyeja pse është e vështirë të mendosh se klubet e mëdha nuk do të lëvizin verën e ardhshme (tashmë ka kontakte me Real Madridin). Shefi ekzekutiv i Dortmundit, Ëatzke, megjithatë, nuk heq dorë. "Nuk është e thënë se ai do të largohet - shpjegoi ai -. Le të presim verën dhe të shohim se çfarë ndodh. Erling ka çelësin, vetëm ai vendos". Ajo që është e sigurt është se edhe nëse Haaland do të largohet, Dortmund nuk do të kapet i papërgatitur. "Padyshim që do të jetë e vështirë për ta mbajtur, por unë nuk them se është e pamundur. Edhe para këtij sezoni shumë thanë se ai do të largohej, por ai është këtu me ne. Për momentin i pëlqen shumë këtu dhe zbavitet të luajë me Dortmund. Ne duhet të jemi të vetëdijshëm për të thënë se, edhe nëse ai largohet, ne do të gjejmë një sulmues të klasit botëror. Ne, pak si Sizifi, duhet të shtyjmë një gur të madh për në majën e malit. Dhe pastaj ta bëjmë përsëri e përsëri. Por është diçka që ne dimë ta bëjmë".

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI