Flash

Messi bëri 'krokodilin' në Champions, Rio Ferdinand kritik me PSG: “Të isha me PSG, do isha shtrirë në vend të tij”

Lapsi.al 29 September 2021
Messi bëri 'krokodilin' në Champions, Rio Ferdinand kritik
Kundër Manchester City shënoi golin e tij të parë, të bukur, me fanellën e Psg dhe më pas në minutën e 91-të Leo Messi u shtri përtokë në pozicionin "krokodil" për të ndaluar një goditje dënimi në favor të skuadrës së Guardiolës. Një episod që shkaktoi shumë diskutime në Angli, ku i pari që ka mbetur i habitur ka qenë Rio Ferdinand, që nuk i ka ndalur komentet përçmuese për atë që e vunë argjentinasit në atë pozitë: "Kur Mauricio Pochettino i kërkoi ta bënte atë veprim në fushën e stërvitjes, dikush duhej të kishte ndërhyrë dhe të thoshte:" Jo, jo, jo, jo, Leo Messi nuk mund t'i bëjë këto gjëra'. Është mungesë respekti, nuk do ta kisha bërë. Nëse do të isha shoku i tij i skuadrës, do të isha shtrirë në vendin e tij". Ish-qendërmbrojtësit i është përgjigjur në mënyrë indirekte biografi zyrtar i Pleshtit, i cili theksoi se ishte vetë Messi ai që mori vendimin në atë moment, duke pasur parasysh se Verratti ("krokodili" i PSG) ishte larguar nga fusha i zëvendësuar. Disa minuta më pas, në fakt, detyra i takoi Kylian Mbappé.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI