Flash

Lewandowski i vetmi që mbeti pa Topin e Artë: në Paris në 29 nëntor dorëzohet trofeu i ri

Lapsi.al 29 September 2021
Lewandowski i vetmi që mbeti pa Topin e Artë: në Paris në 29

Pas një viti pa fitues, Topi i Artë 2021 do të jepet më 29 nëntor në Paris. Kjo u njoftua sot nga revista France Football. Më 8 tetor do të zbulohen kandidatët e këtij edicioni të 65-të për Topin e Artë për meshkuj dhe femra. Nuk do të mungojnë Trofeut Yachine, i cili i jepet portierin më të mirë, dhe Trofeu Kopa, i cili ekzalton lojtarin më të mirë nën 21 vjeç.

MEKANIZMI — Për Topin e Artë të meshkujve, një juri prej 180 gazetarësh ndërkombëtarë do të përcaktojë 30 kandidatët. Për trofeun në futbollin e femrave, 50 gazetarë do të zgjedhin 20 kandidatet e përshtatshme. Të 10 të nominuarit për Trofeun Yachine do të përcaktohen nga votuesit e njëjtë me Topin e Artë të meshkujve. Së fundi, 32 ish-fituesit e Topit të Artë do të dekretojnë 10 të nominuarit për Trofeun Kopa.

CERIMONIA — Ceremonia do të mbahet në Théâtre du Chatelet, si në vitin 2019, dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në kanalin e L'Équipe. Dy vjet më parë, Lionel Messi kishte fituar Topin e Artë të gjashtë personal. Trofeu për femra shkoi për amerikanen Megan Rapinoe, Alisson Becker rrëmbeu trofeun Yachine dhe Matthijs de Ligt trofeun Kopa. Vitin e kaluar, në të vetmin edicion që trofeu nuk u dha për shkak të pandemisë, Robert Lewandowski do të kishte qenë fituesi i madh e tani rrezikon të jetë njeriu i vetëm që e di zyrtarisht se do të fitonte një trofe, por që nuk e llogarit dot në palmares...

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI