Flash

Grushte me punonjësit e sigurisë në Milan-Atletico: denoncohen dy tifozë kuqezinj

Lapsi.al 29 September 2021
Grushte me punonjësit e sigurisë në Milan-Atletico: denoncohen dy

Mbrëmë, në Milano, gjatë Milan-Atletico Madrid, dy tifozë italianë janë denoncuar se kishin sulmuar punonjësit e sigurisë në San Siro, pasi këta të fundit tentuan t’i largonin nga stadiumi sepse po silleshin në mënyrë të papërmbajtur. Ngjarja ndodhi në fund të ndeshjes, kur fyerjet e tyre ndaj arbitrit Cakir, në zonën e parmakut të unazës së parë portokalli, tërhoqën vëmendjen e steward-ve që vendosën t'i largonin tifozët.

Me një gjest të parë të bezdisjes, njëri prej të dyve, 37 vjeçar, i shkuli lejekalimin punonjësit të sigurisë që po e shtynte drejt daljes, duke e ofenduar. Në ndihmë të tij, mbërriti edhe një steward i dytë, që mori një grusht në fytyrë nga shoku i tifozit të parë, një 22 vjeçar që gjithashtu u përfshi në grindje (i dëmtuari është një 44 vjeçar i cili do t'i duhet të ketë një prognozë prej 5 ditësh për një fytyrë të mavijosur). Të dy, tifozët e Milanit, banues në Zvicër, u identifikuan nga Digos, që i denoncoi ata për dhunë ndaj një punonjësi të shërbimit publik dhe 22-vjeçari, edhe për dëmtime personale.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI