Flash

Inter, bilanci është rekord negativ: 245 milionë euro humbje

Lapsi.al 30 September 2021
Inter, bilanci është rekord negativ: 245 milionë euro humbje

Këshilli i Administrimit në shtëpinë e Inter është mbledhur për miratimin e pasqyrave financiare të sezonit të kaluar dhe numrat janë një rekord negativ italian. "Në një kontekst të jashtëzakonshëm të karakterizuar nga efektet e pandemisë Covid-19, Bordi i Drejtorëve miratoi pasqyrat financiare të konsoliduara për vitin që përfundoi më 30 qershor 2021 me të ardhura prej 364.7 milion euro dhe një humbje prej 245.6 milion euro", shkruhet në njoftimin për shtyp.

Bilanci financiar do të paraqiten për miratim nga ana e Asamblesë së aksionerëve, që do të mblidhet deri në fund të tetorit. Sidoqoftë, Inter tashmë ka ndërmarrë një "politikë ribalancimi" e cila do të lejojë "të zvogëlojë ndjeshëm humbjet për sezonin 2021/2022".

KOMUNIKATA ZYRTARE E INTER

"Viti financiar 2020/2021 u ndikua ndjeshëm, për të gjithë kohëzgjatjen e tij, nga pasojat në kontekstin socio-ekonomik, në vendin tonë dhe globalisht, të pandemisë Covid-19 dhe masat e nevojshme për të siguruar shëndetin publik dhe aktivitetet prodhuese. Në këtë kontekst, të ardhurat e konsoliduara arritën në 364.7 milion €. Viti regjistroi një humbje prej 245.6 milion €, kryesisht për shkak të eliminimit të të ardhurave që rrjedhin nga mbyllja e stadiumeve (duke qenë se krahasohet me vitin 2020, kur mbyllja nisi në ditët e para të marsit), reduktimet kontraktuale të sponsorëve për shkak të pamundësisë së sigurimit të përfitimeve nga Shoqëria dhe likuidimit të marrëdhënieve sportive ".

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI