Flash

Partitë e reja kundërshtojnë duopolin PS-PD mbi reformën zgjedhore

Përfaqësuesit e partive të vogla denoncojnë dominimin e reformës zgjedhore nga interesat e dy partive të mëdha, ndërsa kërkojnë ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe forcimin e rregullave të lojës për të garantuar barazinë e votës dhe zgjedhje të ndershme pas tre dekadash tranzicion.

20:28 Blerina Gjoka

UEFA i jep të drejtë Milanit: arbitri Cakir drejt pezullimit

Lapsi.al 30 September 2021
UEFA i jep të drejtë Milanit: arbitri Cakir drejt pezullimit

Nuk do t'i kthejë Milanit pikën e merituar, të humbur kundër Atletico Madrid, por, të paktën, do të jetë me vlerë për një kënaqësi të vogël. Arbitrimi i turkut Cakir të martën në mbrëmje nuk u pëlqye nga drejtuesit e UEFA-s të cilët, në fakt, u pajtuan me kuqezinjtë, të zemëruar me penalltinë e dhënë ndaj Colchoneros me kohën praktikisht të përfunduar, dhe janë gati të pezullojnë gjyqtarin ekspert. Në veçanti, organizimi më i lartë evropian pranoi se penalltia e caktuar për spanjollët ishte inekzistente dhe se bashkëpunimi midis Cakir dhe arbitrin në VAR Bitigen ishte i pakët dhe përfundimisht joproduktiv.

Përkundër disa dëmeve të pësuara, në fakt, kuqezinjtë praktikisht nuk kanë protestuar kurrë në dy vitet e fundit dhe i kanë arkivuar gabimet e gjyqtarëve si njerëzore pa e ngitur kurrë zërin. Por nëse edhe një njeri objektivisht i qetë si Stefano Pioli ka vendosur të thotë fjalën e tij, kjo do të thotë që kufiri është tejkaluar përfundimisht dhe se në Milanello padrejtësinë e pësuar nuk e kanë kapërcyer dot.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI