Flash

10 vite burg për policin vrasës/ Babai i Klodian Rashës shpërthen në akuza: Kjo nuk është drejtësi! 

Lapsi.al 14 July 2021
10 vite burg për policin vrasës/ Babai i Klodian Rashës

Sërish pikëpyetje mbi drejtësinë. Vetëm 10 vite burg do të vuajë Nevaldo Hajdaraj, polici që ekzekutoi në mënyrë të pamëshirshme të riun Klodian Rasha tetë muaj më parë në Tiranë. Ndërsa gjykata vendosi për 15 vite burg, gjykimi i shkurtuar që iu mundësua policit të forcave "Shqiponja" i eliminon atij pesë vite brenda qelisë. Dhe askush më shumë se babai i Klodianit 25-vjeçar, Qazim Rasha, nuk do të shprehte zhgënjim kur vrasësi me veshje policie dënohet vetëm me 10 vite burg.

Në deklaratën për mediat që mbajti jashtë dyerve të Gjykatës së Tiranës, Qazim Rasha ngriti një pyetje: "Si mund ta quash këtë drejtësi?" 

Babai i Klodianit e quan njollë të zezë ngjarjen fund e krye. Ai e nis që nga manipulimet që u bënë, duke u munduar ta pikturonin djalin e tij si kriminel, e Nevaldo Hajdarajn si viktimë, e deri tek, siç thotë ai, vendosja për gjykim të shkurtuar "me një të rënë të lapsit". 

(Polici i dënuar Nevaldo Hajdaraj në të majtë. Viktima Klodian Rasha në të djathtë) 

Përpara se të arrijmë tek deklarata e plotë e Qazim Rashës, duhet të sjellim në vëmendje faktet tronditëse që lidhen me vrasjen e të birit. Fakte që përligjin zhgënjimin dhe indinjimin e babait të Klodianit.

Asgjë nuk e bën më të qartë ngjarjen se video aq e kërkuar e vrasjes së Klodian Rashës, që u zbulua rreth një muaj më parë. Pamjet prekin.

[video width="1308" height="718" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/07/IMG_4396.mp4"][/video]

Pasi rishohim mënyrën e ekzekutimit dhe kujtojmë manipulimet banale të bëra orët e para pas ngjarjes, por edhe ato më të sofistikuara të drejtuara nga qeveria, kuptojmë pse ngjarja indinjoi mbarë opinionin publik dhe jo vetëm babain e të ndjerit.

Me një vendim të firmosur nga vetë Edi Rama, vrasja policore e Klodian Rashës shpallej si “humbje jete aksidentale”. 

Image

Edhe pse dyshohej, sikurse u provua nga hetimet e prokurorisë, se polici Nevaldo Hajdaraj, që ka qëlluar mbi Rashën nuk kishte bërë procedurën e nevojshme të paralajmërimit përpara se të qëllonte, ai fillimisht po akuzohej për “vrasje në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme” që nuk parashikon një dënim më të madh se sa 7 vite (pra realisht 2-3 vite burg). Akuza më pas kaloi në "Vrasje me dashje" dhe prokuroria doli me një pretencë që kërkonte 20 vite burg për policin.

Që në fillim të ngjarjes, policia e Sandër Lleshajt dhe Ardi Veliut u mundua ta zvogëlojë peshën e këtij krimi. Në njoftimin e parë, policia tha se Klodian Rasha “është larguar me vrap duke i drejtuar punonjësit të policisë një send të fortë në dukje armë zjarri”. Mediat krah pushtetit e morën këtë informacion duke përligjuar faktin se viktima mund të qëllonte me armë kundrejt policit të Shqiponjave.

Po në të njëjtën deklaratë u shtrëmbërua e vërteta duke aluduar se polici qëlloi në errësirë të plotë ndërkohë që investigimi i mëpasëm, edhe videoja së fundmi, treguan se në momentin e vrasjes kishte mjaftueshëm ndriçim.

Lexo më tej: Historia/ Nga justifikimi i dhunës policore te manipulimi i vrasjes së Klodian Rashës 

Por vetëm pasi nuk arritën dot ta manipulonin ngjarjen për të cilën kryeministri Rama nuk foli tre ditë me radhë dhe pasi u pa efekti i jashtëzakonshëm që ngjarja pati në publik, kryeministri ndërroi strategji.

Ai arriti të sigurojnë në fillim një vizitë në shtëpinë e Klodianit, ku Rama bëri edhe premtimin për një pension të përmuajshëm për familjarët e viktimës. Më pas, Rama kreu disa vizita tek familja e të ndjerit.

Shashkat manipuluese humbën shumë shpejt kredibilitetin pas mbulimit të madh mediatik dhe presionit të opinionit publik. Mijëra njerëz u derdhën në tubime që zgjatën me ditë e kulmuan me sulme me gura e flakadanë drejt Kryeministrisë dhe ministrisë që drejtonte Sandër Lleshaj, që si përfundim dha dorëheqjen pas protestave.

Kapitulli i vrasjes së tetë dhjetorit 2020, në orën 2:02 të mëngjesit, duket se po mbyllet sot. Dhe kur lexojmë për kalvarin e gjatë që familja e të ndjerit ka kaluar, kur Klodianit të vdekur i visheshin akuza nga më të papranueshmet dhe pesha e vrasjes i zhvleftësohej, kuptojmë zhgënjimin që ka sot Qazim Rasha, që mund ta lexoni të plotë më poshtë.

"Sot është momenti (për tu shprehur). Dua tju falënderoj ju nga zemra për punën fisnike që keni kryer që nga dita e parë deri tek dita e sotme. Falë jush shumë gjëra morën rrugë, pavarësisht inskenimeve që u munduan me të gjitha format. Falënderoj çdo person që ka trokitur në derën time nga dita e parë deri sot në ditën e 216, falënderoj çdo qytetar që mbushën sheshet.

Ardhja ime që nga dita e parë ka qenë jo krejt pa domethënie. Ishte një makabritet që e kreu një sekt që çdo lloj epiteti mund të vendosësh vetëm epitetin njeri jo. Ai për të cilin paguan taksa, një lloj huligani, padrejtësisht vret një djalë i ri në rrugicën e shtëpisë së vetë. 

Pavarësisht alibisë, ngjarjes, tragjedisë, arriti deri aty sa viktima të marrë pozicionin e kriminelit dhe krimineli me petkun e viktimës. Është një ngjarje që ka tronditur jo vetëm themelet e familjes sime, por të m barë shoqërisë, por edhe shtetit. Kjo njollë e zezë nuk do i hiqet. Mesazhi im një, fëmija im iku, u varros, por fëmija juaj, gjaku është njëlloj si i të gjithëve. Mendoja që me këtë rast të shërbejë një shembull për këta që janë gjallë, të shërbejë si simbolikë që edhe ju keni kujdes, ruajini fëmijët tuaj. 

Si mund ta quash drejtësi, kur çdo gjë është e qartë dhe me një të rënë të lapsit i jep gjykimin e shkurtuar. Mendoj dhe besoj tek drejtësia e re që po ngrihet. Unë e kam kërkuar drejtësinë që ditën e parë, por me këtë lloj drejtësie nuk besoj se mund ta gjej as unë, askush", deklaroi Qazim Rasha jashtë dyerve të Gjykatës. ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

Shpjegimi/ Pse po rritet çmimi i naftës

Çmimet e karburanteve janë rritur ndjeshëm javët e fundit, duke rënduar xhepat e qytetarëve qofshin këta konsumatorë të vegjël, përdorues të shpeshtë të mjeteve...

16:05

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI