Flash

Dalin përgjimet/ Kush është shqiptari misterioz që kërkonte kryemafiozi Totò Riina

Lapsi.al 14 July 2021
Dalin përgjimet/ Kush është shqiptari misterioz që

Mediat italiane kanë publikuar ditët e fundit disa përgjime të reja në lidhje me vrasjet mafioze të ndodhura në Palermo në vitet ’80 dhe ’90 të urdhëruara nga kryemafiozi famëkeq Toto Riina.

“Il Fatto Quotidiano” ka veçuar një prej këtyre përgjimeve ku rezulton të jetë i përfshirë edhe një shqiptar. Ai përmendet qartësisht në përgjimet e “Capo dei capi” si një ekspert eksplozivësh dhe pikëpyetja që ngrenë mediat italiane është se në cilën vrasje u përfshi shqiptari misterioz dhe përse ai nuk u identifikua apo arrestua.

Përgjimet e publikuara janë realizuar në vitin 2013 kur Riina ishte në burg, por ato janë bërë me qëllim që të zbulonin fakte të reja si funksiononte mafia siciliane. Aty Riina u rrëfente shokëve të tij të burgut vrasjet dhe ekzekutimet e rivalëve apo të prokurorëve dhe gjyqtarëve.

I tillë është përgjimi i realizuar në orën 9 të mëngjesit të 10 shtatorit 2013 kur Riina doli në oborrin e burgut për ajrosje dhe aty bisedon me Alberto Lorusso, një tjetër i burgosur. Në fillim flasin për gatimin dhe ushqimin. Totò Riina kishte një dëshirë të madhe për djathë dhe thotë se i kërkoi djalit të tij Giovanni t'i sillte një të mirë. Më pas flasin për vështirësitë e burgut dhe këtu Riina flet për një ndërtesë.

Fjalitë janë me ndërprerje për shkak të përgjimit të dobët.

“Imagjino që ajo ndërtesë dukej mirë... ngjitu, ngjitu! Qija... pastaj... Thjesht vendos makinën atje lart, në anën tjetër, e vendos përpara, vendose përpara, para derës ku futesh dhe juhuuu..." – thotë Riina që sipas vëzhguesve fishkëllente, bënte gjeste, ngrinte krahun lart.

Sigurisht që po fliste për shtëpinë në rrugën D'Amelio ku u vra prokurori Paolo Borsellino , i vetmi vend ku u krye një masakër duke përdorur një makinë të mbushur me eksploziv të parkuar afër derës së banesës.

Biseda vazhdon akoma ku “bossi” i shpjegon shokut të tij se ai këmbënguli që "Nino" të gjente një vend parkimi që në ditët e mëparshme.

"Unë këmbëngula atje, tre ditë, katër ditë që makina të vendosej atje... shkova në ndërrimin e hapësirës së parkimit ... sepse u është dashur të zënë vendin... se parkingun nuk e gjen kur arrin atje, nuk e gjen dot! Prandaj duhet të punohet për këto gjëra!”.

Me pak fjalë, shefi i vjetër ankohet për një punë të keqe të ushtarëve të tij.

“Kur them... kur them se duhet të punohet! Ai duhet të punojë sepse duhet të kuptojë që nëse të duhet një vend afër portierit, duhet të punosh, ta kërkosh, të luftosh me të... E merr, ti merre dhe e mban, vendos makinën... një makinë dhe e vendos atje dhe pastaj shkon dhe e gjen, shkon ta kërkosh… si ai që erdhi vetëm nga Shqipëria… shko dhe gjej një ekspert si ai…”.

Më pas biseda është e pakuptueshme, por misteri mbetet: “Kush dreqin është njeriu që erdhi nga Shqipëria?”

Gazeta italiane shkruan se dyhsohet se ai ishte në arrest shtëpie në Palermo pasi Riina i shpjegon shokut të tij se "duhet fat" sepse ai ishte një i mirë: "shko të gjesh një ekspert të tillë" dhe ishtë e lehtë për t'u gjetur: Nuk duhet as ta paguash atë për udhëtimin. Ishtë atje, në qytet”.

Për këtë person (shqiptarin) flet në dëshminë e tij edhe i penduari i drejtësisë, Gaspare Spatuzza.

“Në garazhin në via Villasevaglios, Gaspare po punonte shumë për të shndërruar një Fiat 126 të vjedhur në një bombë vdekjeprurëse. Në kohën e dorëzimit, ishte 18 korrik 1992, një ditë para masakrës në via D'Amelio, në garazh ishte Renzino Tinnirello dhe më pas erdhi një person i tretë, një djalë që nuk kishte asnjë lidhje me Cosa Nostra, një i huaj i cili nuk tha asnjë fjalë.

Nëse do të kishte qenë një person që e njihja, me siguri diçka do të kishte mbetur … ; por kam një imazh kaq të paqartë (...). Jam i bindur se ai nuk është një person që i atribuohet Cosa Nostra sepse (...) ekziston kjo anomali, për mua është e pashpjegueshme” – tha ai.

I penduari nuk e identifikoi shqiptarin ndoshta për ta mbrojtur sepse është e qartë që nëse emri i tij do të dilte do të niste një gjueti për të si nga policia ashtu edhe nga mafia.

Gazeta italiane ka pyetur Lorenzo Narracci një ish-spiun tashmë në pension që është marrë gjerësisht me mafian siciliane dhe atentatet e famshme të viteve 80 – 90. Çfarë mendon ai për njeriun që erdhi nga Shqipëria dhe që mund të ketë marrë pjesë në atentatet e bujshme. Siç mund ta imagjinoni ai nuk ka shumë dëshirë të flasë për këto çështje.

"E kuptoni, hetimet në lidhje me këto ngjarje janë duke u zhvilluar dhe aktualisht proceset po vazhdojnë. Nuk kam asgjë për të komentuar për përgjimin e lartpërmendur” – tha ai në një përgjigje për Il Fatto Quotidiano.

Hetuesit anti-mafia dyshojnë se “njeriu që erdhi nga Shqipëria” ka të bëjë me vrasjen ndaj gjykatësit Rocco Chinnici. Kjo pasi kur Riina flet për këtë çështje thotë se ka folur me “Ninon” për “të vendosur makinën afër derës”.

Fakti është që në kohën e vrasjes së Paolo Borsellino, “Nino” ishte në burg. Ndaj misteri i shqiptarit të përfshirë në këtë ngjarje mbetet. Toto Riina vdiq në 17 nëntor 2017, një ditë pas ditëlindjes së tij të 87-të. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Shpjegimi/ Pse po rritet çmimi i naftës

Çmimet e karburanteve janë rritur ndjeshëm javët e fundit, duke rënduar xhepat e qytetarëve qofshin këta konsumatorë të vegjël, përdorues të shpeshtë të mjeteve...

16:05

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Reagim i fortë nga Brukseli/ BE paralajmëron Shqipërinë për Zvërnecin 

Portali “POLITICO” shkruan se Brukseli po i mban nën vëzhgim trazirat politike në Shqipëri, duke e paralajmëruar Tiranën se trajtimi i situatës mund t’i kushtojë në aplikimin për t'u anëtarësuar në BE. Tirana informon Brukselin se puna për projektin e Kushner është pezulluar. BE kërkon shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe Ligjin për Investimet strategjike. 

17:42

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI