Flash

Arrestimet në ministrinë e Brendshme/ SPAK, spektakël me peshq të vegjël

Lapsi.al 10 July 2021
Arrestimet në ministrinë e Brendshme/ SPAK, spektakël me peshq
Ka një episod nga ato që kanë ndodhur para zgjedhjeve që shumëkush nga teleshikuesit e kanë harruar. Kryeministri Rama ishte i ftuar në studion e Babaramos dhe në një moment, ai hoqi mikrofonin, e la intervistën përgjysmë dhe u largua nga studioja (Linku poshtë). Një nga arsyet kryesore ishte insistimi i gazetarit, për tenderin e uniformave të policisë për të cilin sot SPAK ka arrestuar 9 zyrtarë të ministrisë së Brendshme. "Unë as nuk prodhoj dhe as nuk shes kapele" tha Rama kur u pyet për çmimin e kapeles së policit që i kalonte 300 eurot. Lexo me tej:  “Sa kushton një kapele polici?” / Si hoqi Rama mikrofonin dhe u largua nga studio (VIDEO) Natyrisht, askush nuk mund ta akuzojë kryeministrin se qëndron pas kësaj afere, por dyshimi që lind edhe pas zhurmës së bërë nga opozita madje edhe në parlament është se ai ka qenë në dijeni të tenderit prej 2.8 miliard lekësh. Ai e dinte se blerja dhe shpërndarja e uniformave dhe këpucëve për punonjësit e Policisë së Shtetit, ishte një histori që vinte erë të keqe. Prandaj kryeministri refuzoi të përgjigjej. Kjo fabul e para zgjedhjeve dhe nervozizmi i Ramës me përmendjen e kësaj historie tregon në gjë: se gjithmonë lart, janë të informuar për atë që bëjnë peshqit e vegjël. E për rrjedhojë ngrihet një pyetje: A i kanë thyer rregullat e pabarazisë në tendera 9 zyrtarët me kokën e tyre? A e kanë bërë këtë pa djeni nga eprorët? Po të shohësh njoftimin e sotëm të SPAK aty bëhet fjalë për shkelje të barazisë në tendera, për përçudnim të procedurave, për krijimin e avantazheve dhe privilegjeve për fituesin.

Si u zbulua afera 25 milionë euro, 9 zyrtarë të Ministrisë së Brendshme në prangat e SPAK

Po a mund të ndodhin shtrembërime kaq flagrante pa urdhrin e shefave? Në majin e vitit që shkoi, ministria e Brendshme drejtohej nga Sandër Lleshi, ndërsa sekretar i përgjithshëm ishte Plarent Ndreca. A mundet që dikush që ka parë shkelje kaq flagrante të mos jetë ankuar tek ata si drejtues? Po nëse ka ndodhur kjo, a kanë kërkuar ata një hetim? Pse zhurma u bë nga opozita dhe nga deputetë që nuk i përkisnin kësaj mazhorance? Dyshimet janë se krimi mund të jetë bërë shumë më lart sesa cironkat që na ka servirur SPAK si koka turku.

SPAK zyrtarizon akuzat për 9 zyrtarë të arrestuar të Ministrisë së Brendshme

Një detaj tjetër që të bën të hamendësosh për një drejtësi të dirigjuar politikisht është edhe një fakt i dytë. Qeveria dhe ministri i Brendshëm kanë qenë të informuar për goditjen që do të jepte Prokuroria e Posaçme që me sa duket raporton tek shefi i madh. Këtë e dëshmon pushimi nga puna i Edlira Naqellarit, e cila deri para 8 ditësh ka mbajtur postin e drejtoreshës së Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara në MB. Por me një vendim të beftë ajo është shkarkuar nga ministri Bledi Çuçi. Të besosh se këtu ka një rastësi, duket pak si tepër.

Çuçi e ka ditur për arrestimet e SPAK? Si u shkarkua 8 ditë më parë njeriu i Fatmir Xhafës në Ministrinë e Brendshme

Prandaj ndonëse ambasadorja amerikane Yuri Kim u shpreh edhe njëherë entuziaste (ajo deklaroi: "Mirë që shohim më shumë veprime të SPAK kundër korrupsionit, abuzimi ose manipulimi i proceseve të prokurimit publik është njësoj si të vjedhësh të gjithë qytetarët") dyshimet mbeten të forta. SPAk vazhdon të bëjë spektaklin e një drejtësie me leje. Gjithkush e ka të vështirë të besojë se qenka kryer një vjedhje me një fond 25 milionë euro dhe ketë e kanë bërë me kokën e tyre 9 peshq të vegjël. ©Lapsi.al  

Të këshilluara

Shpjegimi/ Pse po rritet çmimi i naftës

Çmimet e karburanteve janë rritur ndjeshëm javët e fundit, duke rënduar xhepat e qytetarëve qofshin këta konsumatorë të vegjël, përdorues të shpeshtë të mjeteve...

16:05

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI