Rama përjashton Fatos Tushen nga Partia Socialiste: Nuk jemi zyrë avokatie e të akuzuarve
Por ama, ai nuk është sjellë gjithmonë kështu kur është vënë para situatash të ngjashme nga prokuroria. Në shtator 2018, kur atëherë paraardhësja e SPAK, Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi nga parlamenti heqjen e imunitetit dhe arrestimit të ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, shumica socialiste votoi kundër. Në mediat pranë PS-së filloi një fushatë e egër denigrimi ndaj prokurorëve, ndonëse ish-Ministri i Brendshëm ishte kapur në përgjimet italiane, ku rezultonte të ishte si mbrojtësi i grupit trafikant të Habilajve. Kronologjia/ Të gjitha manovrat e Saimir Tahirit për tu shpëtuar hetimeve PS nuk u mjaftua vetëm me luftën politike. Ajo shpuri në kuvend edhe një draft-ligj që forconte mbrojtjen e imunitetit të deputetëve duke kërkuar nga prokuroria te jepte prova të qarta, se përse e kërkonte prangosjen e tyre. Debati / A po i mbron Rama deputetët e vet nga burgu? I njëjti standart i pengimit të drejtësisë u pa qartë edhe kur dolën përgjimet e dosjeve të manipulimit të zgjedhjeve në Durrës dhe në Dibër. Gjatë një interviste në “Opinion” Rama i konsideroi ato sallatë fjalësh që nuk përbënin prova dhe më vonë kur ato u publikuan me zë nga gjermania “Bild”, ai fillimisht tha se do ta hidhte në gjyq tabloidin gjerman, por më pas bëri sikur u tërhoq nga ky vendim, pasi pronarët e kësaj gazete i rezultuan burra të mirë.Videot / Si doli Rama bllof me mbrojtjen e Dakos
Po të përmendësh këtu edhe rastet e Fatmir Xhafës, Ervis Roshit, Kajmakut, Valdrin Pjetrit etij nuk është e lehtë të arrish në konkluzionin se standartet e kryeministrit janë shumë elastike. Dhe këtu nuk pi ujë as justifikimi se tani Rama po vepron ndryshe pasi ne kemi një prokurori të re dhe të vettuar si SPAK. Ai nuk e ka kundërshtuar drejtësinë sepse nuk ishte kredibël. Por thjesht, sepse ka dashur ose të mbrojë njerëzit e tij, ose të shesë ata që nuk i duhen. Identik me qëndrimin që ka mbajtur tani për Fatos Tushen ishte edhe ai për kryebashkiakun e Vlorë, Shpëtim Gjika, 27 tetorin 2013 vetëm një muaj pasi socialisët kishin ardhur në pushtet. Kur Prokuroria e Përgjithshme lajmëroi me anë të një deklarate për mediat se ndaj Shpëtim Gjikës kishte nisur procedimi penal për falsifikim dokumentash në lidhje me dy leje ndërtimi, kryeministri reagoi:“Ne duam ta shohim Shpëtim Gjikën të çliruar dhe të provojë se s’ka të bëjë me akuzat. Por ne nuk do bëhemi mburoja politike e asnjë të akuzuari as sot, as kurrë”. Pra historia është e thjeshtë, pavarësisht se në lojë është drejtësia e vjetër apo e re, Rama për kë do bëhet mburojë ndërsa disa të tjerë i sheh si ushqim për qen. Me sa duket Tusha se kishte dorën aq të rëndë sa të arrinte të futej në grupin e parë. ©Lapsi.al