Flash

Si u zbulua afera 25 milionë euro, 9 zyrtarë të Ministrisë së Brendshme në prangat e SPAK

Lapsi.al 10 July 2021
Si u zbulua afera 25 milionë euro, 9 zyrtarë të Ministrisë

Pa u shuar ende johona e arrestimeve në Bashkinë Lushnje, ku ra në pranga edhe kryebashkiaku Fatos Tushe, SPAK çon prapa hekurave edhe 9 zyrtarë të Ministrisë së Brendshme për një abuzim tjetër me tenderat. Më konkrektisht bëhet fjalë për tenderin për blerjen e uniformave të Policisë së Shtetit me vlerë rreth 25 milionë euro. Me vendim gjykate janë kryer kontrolle në banesat e të arrestuarve. Mësohet se per zbardhjen e aferes ka pasur edhe bashkepunetore te drejtesise nga brenda Ministrise se Brendshme.

Si nisën hetimet

Çështja mbërriti në SPAK rreth një vit më parë pas denoncimit të deputetëve Myslim Murrizi dhe Valter Haliti. Kur SPAK u vu në lëvizje për rreth një vit hetime, konstatoi se janë konstatuar shkelje të rregullave të prokurimit publik, të bërë nga anëtarët e Njësisë së Prokurimit ku si pasojë kanë sjellë avantazhe dhe privilegje të padrejta në kualifikimin e operatorit fitues në këtë procedurë prokurimi.

Të arrestuarit dhe akuzat

Në pranga me urdhër të SPAK janë vënë zyrtarët Kreshnik Bejkaj, Ani Omuri, Klevis Hasani, Anisa Bogdani, Flutura Çekrezi, Fatmir Demneri, Gëzim Mingaj dhe Mariglen Buzali, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me titullarin e Organit Qendror Blerës, Drejtor i Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, Edlira Naqellari, kanë diktuar garën për tenderin me vlerë rreth 25 milionë euro.  Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar ka vendosur masat e sigurisë:

“Arrest me burg” për Edlira Naqellari

“Arrest me burg” për Flutura Çekrezi

“Arrest shtëpi” për Anisa Bogdani

“Arrest me burg” për Ani Omuri

“Arrest me burg”për Klevis Hasani

“Arrest me burg”për Kreshnik Bejkaj

“Arrest me burg”për Fatmir Demneri

“Arrest me burg” për Fatmir Demneri

“Arrest me burg”për Mariglen Buzali

“Arrest me burg” për Gëzim Mingaj

Misteri i shkarkimi të drejtoreshës 8 ditë para arrestimeve

Mes 9 zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme të arrestuar nga SPAK është edhe Edlira Naqellari. Deri para 8 ditësh ajo ka mbajtur postin e drejtoreshës së Agjencisë së Blerjeve të Përqëndruara. Por me një vendim të beftë është shkarkuar nga ministri Bledi Çuçi. Motivet e shkarkimit nuk dihen, por me siguri Çuçi e ka ditur që zyrtarja e lartë e emëruar në kohën e Fatmir Xhafës, pritej të arrestohej nga SPAK. Bashkë me zyrtarët e tjerë, Naqellari akuzohet për një sërë shkeljesh të kryera. Ajo është gjithashtu motra e kryetares së Gjykatës Lezhë.

Kompania e gërmimeve që fitoi tenderin

Komisionin e Vlerësimit të Ofertave ishte nën presion për të shpallur kompaninë fituese që ishte paracaktuar. Më konkretisht ishin 3 anëtarë të cilëve iu bë presion që të s'kualifikohej kompania e renditur e para e cila plotësonte të gjitha kriteret dhe ka ofruar edhe 5 miliardë leke më pak.  Por drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruar Edlira Naqellari dyshohet se ka ushtruar presion ndaj pjesëtarëve të komisionit që të s’kualifikohej kompania e parë dhe të fitonte kompania e përzgjedhur nga ajo "D&E sh.p.k. Kjo kompani ("D&E" sh.p.k.), nuk plotësonte një sërë kushtesh teknike, dhe kishte mungese dokumentacioni të theksuara. Fituesi i kontratës me një fond limit prej 2.8 miliardë lekësh është shpallur operatori ekonomik D&E me administrator dhe pronar të vetëm, Ismail Kadiun, në bashkëpunim me 3 kompani të tjera të cilat janë të huaja “Summer Conf s.r.l., “Lovers s.r.l” dhe “YAKUPOGLU TEKSTIL VE DERI SAN. TIC. AS A. VEDAT YAKUPOGLU. Kompania "D&E sh.p.k. me zyra në Tiranë është krijuar në 2007 dhe ka si objekt pune të saj import eksport, tregetimin e artikujve te ndryshem te te gjitha llojeve, me shumice e pakice deri te gërmimet dhe ndertime ndryshme, impiante teknologjike.

©lapsi.al

Të këshilluara

Shpjegimi/ Pse po rritet çmimi i naftës

Çmimet e karburanteve janë rritur ndjeshëm javët e fundit, duke rënduar xhepat e qytetarëve qofshin këta konsumatorë të vegjël, përdorues të shpeshtë të mjeteve...

16:05

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI