Flash

Video/ Donnarumma e çon Kupën në Romë: Italia kampion Europe me penallti

Lapsi.al 12 July 2021
Video/ Donnarumma e çon Kupën në Romë: Italia kampion

Nuk shkoi në shtëpi, por shkoi në Romë. Italia është kampione e Evropës! Për herë të dytë në historinë e tyre, ata fitojnë turneun kontinental. Italia rrëmben kështu Europianin e dytë në histori, 53 vjet nga i pari (në 1968) dhe është distanca më e madhe mes dy trofeve të fituar nga një kombëtare e vetme në kompeticion. Roberto Mancini mund të festojë, është bërë trajneri i pestë që ka fituar një trofe të madh ndërkombëtar me Italinë, pas Vittorio Pozzo (Botërori 1934 e Botërori 1938), Ferruccio Valcareggi (Europiani 1968), Enzo Bearzot (Botërori 1982) e Marcello Lippi (Botërori 2006).

Pjesa e parë ka qenë një vuajtje e vërtetë për të kaltrit e Mancinit, të befasuarnga një start blitz i ekipit të Southgate, që mori avantazhin në minutën e dytë: Kane ndoqi sprintin e Trippier, mbrojtja italiane ishte në kohë vonesë dhe e majta fituese e Shaë mposhti Donnarumman. Shansin më të mirë për të barazuar para pjesës së parë është në këmbët e Chiesa, konkluzioni i të cilit kaloi ngjitur me shtyllën. Një Itali krejt tjetër në pjesën e dytë, gjithashtu e ndryshuar nga zëvendësimet e Mancinit (menjëherë jashtë Barella dhe Immobile për Cristante dhe Berardin). Dhe në minutën e 67 erdhi barazimi: Verratti goditi me kokë dhe Pickford e devijoi në shtyllë, por topin e kthyer e shtyn në rrjetë Bonucci, duke barazuar rezultatin që nuk ndryshoi deri në minutën e 90'. Duheshin kohët shtesë, por edhe penalltitë pas tyre, sepse 1-1 mbeti në fuqi deri në minutën e 120'.

Berardi dhe Kane janë të sakta në goditjet e tyre, Belotti i pari nga ata që e humbën, duke u hipnotizuar nga Pickford. Nuk gaboi Maguire, duke e cuar topin nën kryqëzimin e shtyllave, ashtu si Bonucci. Kapitullimi i Anglisë filloi me dy lojtarët e futur në fushë në minutën e fundit, për penalltitë: Rashford zhvendosi Donnarumman por goditi shtyllën. Bernardeschi i dha kryesimin Italisë, ndërsa Donnarumma është fantastik edhe ndaj Sanchos. Penalltia e fundit në këmbët e specialistit Jorginho, por këtë herë 'Profesori' tradhtoi pritshmëritë, sepse Pickford arriti ta bllokojë. E fundi tani ishte penalltia e Saka, por portieri i Italisë është i pakalueshëm dhe con Italinë në triumf. Azzurri janë kampionët e Evropës!

STATISTIKAT

- Italia ka shënuar 13 gola në këtë turne, një rekord për të kaltrit në një edicion të vetëm të Europianit dhe Kupën e Botës.

- Me 34 vjet e 71 ditë, Leonardo Bonucci është bërë shënuesi më i vjetër në një finale të Europianit (kaloi Bernd Hölzenbein, me Gjermaninë në 1976 në moshën 30 vjec e 103 ditë).

- Janë pesë finalet mes Europianit e Botërorit të përfunduara në barazim, në katër prej tyre Italia ka qenë në fushë.

- Të tre finalet e luajtura në Wembley në turnetë madhorë ndërkombëtarë (mes Botëorit e Europianit) kanë shkuar në kohë shtesë.

- Italia është skuadra që e ka mbyllur një finale të Europianit me zotërimin e topit më të madh në historinë e kompeticionit (65.6% për të kaltrit këtë mbrëmje).

- Në serinë e pathyeshmërisë rekord prej 33 ndeshjesh para kësaj mbrëmje, Italia kishte kaluar vetëm 44 minuta në disavantazh, ndërsa në këtë takim të kaltrit ishin në disavantazh për 65 minuta.

- Goli në hapje i Luke Shaw ishte më i shpejti i realizuar në një finale Europiani (1’57”) e është goli i parë i lojtarit me fanellën e Anglisë.

- Giorgio Chiellini është bërë lojtari i tretë më i vjetër i të gjitha kohëve që luan një finale të një Europiani (36 vjec e 331 ditë), pas Jens Lehmann me Gjermaninë në 2008 (38 vjec e 232 ditë) e Arnold Mühren me Hollandën në 1988 (37 vjec e 23 ditë).

- Jorginho është bërë lojtari i pestë italian që luan finalen e Champions League/Kupa e Kampionëve e finalen e një Europiani ose një Botërori në të njëjtin sezon, pas Daniele Massaro, Roberto Donadoni, Demetrio Albertini e Paolo Maldini (të gjithë në 1994).

- Gianluigi Donnarumma (22 vjec e 136 ditë) është bërë portieri i tretë më i ri që diskuton një finale mes Europianit e Botërorit, pas José Ángel Iribar në 1964 me Spanjën e Juan Botasso në 1930 me Argjentinën.

- Leonardo Bonucci është tashmë italiani me prezencën më të lartë në Europian (18). Në përgjithësi, ka barazuar Bastian Schweinsteiger (18) e vetëm tre lojtarë kanë luajtur më shumë: Cristiano Ronaldo (25), Pepe (19) e João Moutinho (19).

- Leonardo Bonucci ka prekur 141 topa në këtë ndeshje, rekord për një lojtar në një finale të Europianit.

Të këshilluara

Shpjegimi/ Pse po rritet çmimi i naftës

Çmimet e karburanteve janë rritur ndjeshëm javët e fundit, duke rënduar xhepat e qytetarëve qofshin këta konsumatorë të vegjël, përdorues të shpeshtë të mjeteve...

16:05

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI