Flash

Tare qetëson tifozët e Lazios: "Skuadra do të përforcohet"

Lapsi.al 2 July 2021
Tare qetëson tifozët e Lazios: "Skuadra do të

"Për blerjet e reja fillimisht po zgjidhim problemet që kemi, pastaj mendoj se ekipi do të përforcohet gradualisht me ato që do të jenë nevojat". Drejtori sportiv bardhekaltër Igli Tare kërkon qetësi, gjatë konferencës për shtyp për të prezantuar grumbullimin e ardhshëm të Lazios në Auronzo di Cadore nga data 10 deri më 28 korrik. Ndërkohë, rritet pritshmëria për prezantimin e Maurizio Sarrit: "Të dielën me presidentin do të vendosim nëse do ta bëjmë në Romë apo Auronzo".

Në çdo rast, edhe pse pa nxitim, ekipi do të ketë injektimet e nevojshme për ta forcuar. Kjo është ajo që siguron Tare, i cili insiston të ushqejë entuziazmin e madh që mbretëron mes tifozëve në prag të fillimit të sezonit të ri. Një entuziazëm i shkaktuar kryesisht nga shpresat e mëdha që mbështetësit bardhekaltër kanë te trajneri i ri, Maurizio Sarri. Ka shumë kuriozitet në fakt për mënyrën se si drejtuesit e klubit do të ndërtojnë ekipin e duhur për t’ia besuar trajnerit toskan.

Më parë Lotito dhe bashkëpunëtorët e tij duhet të zgjidhin "problemet" e së kaluarës. Referenca e Tare mund të jetë për indeksin e likuiditetit, i cili ka ndikuar shumë në dritaret e fundit të merkatos së transferimeve të Lazios dhe që këtë vit mund të kufizojë, të paktën fillimisht, fuqinë blerëse të klubit, një problem i përbashkët me klubet e tjera pas një viti të ndikuar fuqishëm nga Covid. Kështu, të parat duhet të jenë shitjet, pastaj mund të vazhdohet me blerjet. Një refren me të cilin tifozët e Lazios janë mësuar tashmë, por që gjatë viteve gjithmonë ka çuar në ndërtimin e një skuadre konkurruese.

Ndërkohë, në Formello po mendojnë të organizojnë prezantimin zyrtar të Sarrit para shtypit dhe tifozëve. Tare dhe Lotito do të flasin deri në fund të javës për të vendosur vendin ku të zhvillohet. Grumbullimi i bardhekaltërve është planifikuar për në 7 korrik, ndërsa ndeshja e parë miqësore për në 17 korrik kundër Auronzos.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po e thellon tendencën graduale në rënie. Sipas kursit të këmbimit të Bankës s&...

15:09

Me sytë katër

PAPARAZZI