Flash

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale/ Regjim i ‘censurës paraprake’ në media

Projektligji i propozuar nga qeveria për ndryshime në Kodin e Procedurës Penale kufizon në mënyrë drastike raportimin mediatik mbi dosjet hetimore, duke rrezikuar sipas ekspertëve vendosjen e një regjimi censure paraprake në shkelje të Kushtetutës, duke goditur gazetarinë e pavarur dhe të drejtën e publikut për t’u informuar.

13:07

Stadiumet me kapacitet të plotë në Spanjë: Liga do të rifillojë me tifozë

Lapsi.al 24 June 2021
Stadiumet me kapacitet të plotë në Spanjë: Liga do të

Tani është zyrtare. Në fillim të sezonit të ardhshëm, dy Ligat Spanjolle, ajo e futbollit dhe ajo e basketbollit, do të mirëpresin spektatorët përsëri. Njoftimi është bërë nga Ministrja Spanjolle e Shëndetësisë Carolina Darias, në fund të Këshillit të jashtëzakonshëm të Ministrave i cili dekretoi, ndër të tjera, përfundimin e detyrimit për të përdorur maska në ambjente të hapura nga pasnesër në të gjithë vendin.

Ikin maskat, brenda publiku. Ministria e Shëndetësisë vlerësoi pozitivisht treguesit në lidhje me përhapjen dhe infektimin e Covid dhe vendosi të hapë stadiumet e futbollit dhe parketet e basketbollit. Ende nuk është e qartë nëse do të ketë kufij të kapacitetit të publikut. Sipas TV La Sexta do të arrijë deri në 75%, ndërsa për agjencinë Efe, cituar nga media të tjera, do të arrijë në 100%. Vendimi do të merret nga Rajone të ndryshme, në një autonomi të plotë.

Në fakt, ka gjëra të paqarta, ende nuk është vendosur nëse do të shkohet në stadium me maskë apo jo, gjë që është e nevojshme për lojërat e basketbollit. Nëse kapaciteti është 100%, maska do të jetë e nevojshme, sepse nuk do të jetë e mundur të respektohet distanca minimale prej 1.5 metrash, ajo e vendosur për mos përdorimin e mbrojtjes në të gjithë vendin, në jetën e përditshme. Me 75% të kapacitetit maska nuk do të përdoret. "Le të kthehemi në normalitet për sa i përket pjesëmarrjes së publikut në stadiumet tona për fillimin e La Liga dhe ACB - tha Carolina Darias -. Jam i bindur që ky është një lajm i mirë i marrë në një mënyrë pozitive nga i gjithë komuniteti i sportit në vendin tonë”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI