Flash

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale/ Regjim i ‘censurës paraprake’ në media

Projektligji i propozuar nga qeveria për ndryshime në Kodin e Procedurës Penale kufizon në mënyrë drastike raportimin mediatik mbi dosjet hetimore, duke rrezikuar sipas ekspertëve vendosjen e një regjimi censure paraprake në shkelje të Kushtetutës, duke goditur gazetarinë e pavarur dhe të drejtën e publikut për t’u informuar.

13:07

UEFA 'fshin' një nga rregullat më të vjetër të futbollit: nuk ka më vlerë plus goli në transfertë

Lapsi.al 24 June 2021
UEFA 'fshin' një nga rregullat më të vjetër

Nga sezoni 2021/22 nuk do të ketë më vlerë goli jashtë fushës e kjo vlen në të gjitha kompeticionet për klube të Uefa-s. Rregulli, sipas të cilit që nga viti 1965, golat e shënuar jashtë shtëpisë janë me vlerë të dyfishtë kur dy skuadra kanë shënuar të njëjtën numër golash mes ndeshjeve në shtëpi dhe atyre jashtë, është hequr zyrtarisht nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, pas rekomandimit të Komitetit të kompeticioneve dhe atyre për futbollin e femrave. "Nuk është më e përshtatshme që një gol jashtë fushës të peshojë më shumë se një i shënuar në shtëpi - komentoi presidenti i Uefa Aleksander Ceferin -. Rregulli i pengonte skuadrat, veçanërisht në ndeshjen e parë, të sulmonin".

Uefa dëshironte ta shfuqizonte rregullin e golit që vlen dyfish në transfertë në kupat evropiane dhe kjo ishte lajmëruar më herët nga The Times, sipas të cilëve kjo ishte një ide e presidentit të organizmit që menaxhon futbollin në Evropë, sllovenit Aleksander Ceferin. Numri 1 i UEFA-s priste të kishte mbështetjen e shumicës së Federatave, për të fillojë procedurën e shfuqizimit të rregullit, që ka qenë në fuqi që nga viti 1965 dhe tani konsiderohet “i vjetëruar” nga të gjithë drejtuesit më të lartë të futbollit europian.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI