Flash

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale/ Regjim i ‘censurës paraprake’ në media

Projektligji i propozuar nga qeveria për ndryshime në Kodin e Procedurës Penale kufizon në mënyrë drastike raportimin mediatik mbi dosjet hetimore, duke rrezikuar sipas ekspertëve vendosjen e një regjimi censure paraprake në shkelje të Kushtetutës, duke goditur gazetarinë e pavarur dhe të drejtën e publikut për t’u informuar.

13:07

Askush si Cristiano Ronaldo, dy gola për dy rekorde: CR7 arrin Ali Daei, iraniani e komplimenton

Lapsi.al 24 June 2021
Askush si Cristiano Ronaldo, dy gola për dy rekorde: CR7 arrin Ali Daei,

Cristiano Ronaldo udhëheq Portugalinë në 1/8 e Euro 2020, kryeson momentalisht renditjen e shënuesve më të mirë të kampionatit europian, por dygolëshi kundër Francës e ka cuar portugezin drejt një tjetër rekordi të pabesueshëm në karrierë. Ronaldon me dy golat ndaj Francës shkon në kuotën e 109 golave me fanellën e kombëtares, duke barazuar rekordin e iranianit Ali Daei, si shënuesi më i mirë i historisë me kombëtaret. Ka ardhur menjëherë edhe përgëzimet e iranianit, që ka dashur të komplimentojë Ronaldon, që është tani një gol larg thyerjes së rekordit.

“Jam i nderuar që kjo arritje e madhe i takon Ronaldos – një kampion i madh i futbollit dhe një njeri i madh që inspiron dhe ka impact në jetën e shumë njerëzve në botë. Vamos!” ka shkruar Ali Daei.

Askush më mirë se CR7, që natyrisht mund ta kalojë iranianin që në ndeshjen e ardhshme në 1/8 e Euro 2020. Ronaldo shënoi në minutën e 31' e në të 60' me penallti, për të thyer ndërkohë edhe një tjetër record. Me 21 gola të realizuar Cristiano Ronaldo është bërë i pari lojtar europian që ka kaluar kuotën e 20 golave mes Europianëve e Botërorëve. Për herë të parë në karrierë sulmuesi portugez ka shënuar në tre prezenca radhazi në një turne të madh ndërkombëtar; është i dyti lojtar i aftë të shënojë të paktën 5 gola në fazën e grupeve në një edicion të një Europiani, pas Michel Platini në 1984, ku realizoi 7.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI