Flash

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale/ Regjim i ‘censurës paraprake’ në media

Projektligji i propozuar nga qeveria për ndryshime në Kodin e Procedurës Penale kufizon në mënyrë drastike raportimin mediatik mbi dosjet hetimore, duke rrezikuar sipas ekspertëve vendosjen e një regjimi censure paraprake në shkelje të Kushtetutës, duke goditur gazetarinë e pavarur dhe të drejtën e publikut për t’u informuar.

13:07

Hollanda pozicionohet kundër racizmit me Wijnaldum: "Nëse në Budapest do ketë akte raciste, do dal nga fusha"

Lapsi.al 24 June 2021
Hollanda pozicionohet kundër racizmit me Wijnaldum: "Nëse në

Pas koreve raciste kundër Mbappé dhe Benzema gjatë ndeshjes Hungari-Francë, hollandezi Georgino Wijnaldum është pozicionuar mbi këtë çështje dhe nuk përjashton gjestet e forta në funksion të raundit të 1/8 të Euro 2020 të planifikuar për të dielën në Budapest kundër Republikës Çeke. "Unë mendoj se UEFA duhet të na mbrojë dhe, nëse është e nevojshme, të ndërhyjë, ndoshta duke ndalur ndeshjen - deklaroi ai -. Kjo përgjegjësi nuk duhet të jetë e lojtarëve. Sidoqoftë, unë nuk e hedh poshtë mundësinë e largimit nga fusha nëse diçka ndodh të dielën".

"Sidoqoftë, shpresoj se ky gjest i imi nuk do të jetë i nevojshëm", shtoi kapiteni holandez. "Unë kurrë nuk kam marrë fyerje raciste nga publiku në fushë, por kam menduar se çfarë do të bëj nëse më ndodh në Budapest", vazhdoi ai. "Nuk e kam provuar atë ndjesi dhe shpresoj të mos e ndiej kurrë - shpjegoi Wijnaldum që, ashtu si gjermani Neuer do të veshë një shirit të kapitenit pro LGBT në ndeshjen tjetër -. Në ato momente duhet t'i afrohesh gjyqtarit me shokët e skuadrës dhe të marrësh një vendim".

"Unë do ta përdor atë shirit - shpjegoi ai - sepse ne të kombëtares holandeze duam të nënvizojmë se mbrojmë çdo lloj përfshirje dhe jemi absolutisht kundër çdo forme diskriminimi dhe përjashtimi. Me këtë gjest timin, të ndarë nga të gjithë shokët e mi të skuadrës, duam të solidarizohemi me të gjithë ata që ndjehen të diskriminuar në çdo pjesë të botës".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI