Flash

Euro 2020, rekord autogolash: sa janë shënuar në 15 turne janë realizuar në këtë kampionat

Lapsi.al 24 June 2021
Euro 2020, rekord autogolash: sa janë shënuar në 15 turne

Spikatën golat e Cristiano Ronaldos dhe Lukakut, magjia e Pogba, loja argëtuese e Italisë dhe Hollandës... pastaj, për të karakterizuar këtë Euro 2020, ka shërbyer një rekord që nuk është aspak për t’u patur zili: tashmë janë shënuar 8 gola në portën e gabuar. Jo vetëm që kaq shumë nuk ishin realizuar kurrë në një edicion të vetëm (dhe faza me eleminim direkt ende nuk ka filluar), por nga 1960 në 2016, në pesëmbëdhjetë turnetë e mëparshëm, janë regjistruar 9 në total. Kështu, nëse një tjetër autogol do të mbërrinte në sfidat e mbetura, atëherë shifra do të barazonte gjithcka ka ndodhur në historinë e Europianëve.

Duke e çuar numrin e pjesëmarrësve në 24, me një rritje si rrjedhojë edhe e ndeshjeve të luajtura, kjo padyshim që ka patur një ndikim, por shifra mbetet e pabesueshme. Pas atij të Demiral kundër Italisë në ndeshjen inauguruese, lojtarët që futën topin në portën e tyre ishin: Szczesny (kundër Sllovakisë), Hummels (kundër Francës), Ruben Dias dhe Guerreiro (të dy kundër Gjermanisë), Hradecky ( kundër Belgjikës), Dubravka dhe Kuça (të dy kundër Spanjës).

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI