Flash

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale/ Regjim i ‘censurës paraprake’ në media

Projektligji i propozuar nga qeveria për ndryshime në Kodin e Procedurës Penale kufizon në mënyrë drastike raportimin mediatik mbi dosjet hetimore, duke rrezikuar sipas ekspertëve vendosjen e një regjimi censure paraprake në shkelje të Kushtetutës, duke goditur gazetarinë e pavarur dhe të drejtën e publikut për t’u informuar.

13:07

Flokët bardhezi të Pogba detaje merkato: “Për Juventus? Nuk mendoj për të ardhmen tani”

Lapsi.al 24 June 2021
Flokët bardhezi të Pogba detaje merkato: “Për Juventus? Nuk

Një ndeshje e një niveli të lartë e luajtur nga Paul Pogba kundër Portugalisë. Rezultati përfundimtar 2-2 i dha të drejtën Francës të kualifikohet në raundin tjetër të Kampionatit Evropian falë dygolëshit të Benzema. E nëse në fushë mesfushori spikati me disa veprime elegante dhe një traversë të goditur, jashtë, vëmendja ishte e gjitha për modelin e tij të flokëve me një nuancë të bardhë në flokët e zeza. Dy ngjyra që nuk mund të mos sjellin në mendje zërat e merkatos në lidhje me kthimin e mundshëm të 'Oktopodit' te Juventus.

Në fund të ndeshjes, Pogba u pyet pikërisht për pamjen e tij të veçantë dhe duke u përgjigjur për Sky Sport ai tha: "Është shumë e vështirë në Kampionatin Evropian, shumë e vështirë. Objektivi, sidoqoftë, mbetet të arrijmë deri në fund. Benzema? Jemi të kënaqur që është me ne, kur shohim të bëjë këto gjëra. Tani shpresojmë që edhe Mbappé të shënojë. Kemi sulmues që bëjnë diferencën para nesh, jemi të qetë. A ishim të shqetësuar për grupin? Jo, ne ishim të përgatitur, e dinim se do të ishte e vështirë. Kemi besim dhe shkojmë përpara me qetësi. A janë flokët bardh e zi një sinjal për të ardhmen? Unë po e prisja këtë pyetje ... Tani nuk ka të ardhme, vetëm Evropian. E flokët ndryshojnë shpesh ", ka thënë ai.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI