Flash

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale/ Regjim i ‘censurës paraprake’ në media

Projektligji i propozuar nga qeveria për ndryshime në Kodin e Procedurës Penale kufizon në mënyrë drastike raportimin mediatik mbi dosjet hetimore, duke rrezikuar sipas ekspertëve vendosjen e një regjimi censure paraprake në shkelje të Kushtetutës, duke goditur gazetarinë e pavarur dhe të drejtën e publikut për t’u informuar.

13:07

Wanda Nara çon në gjykatë ish-burrin, avokatja: “Postim shpifës, janë nervoizuar edhe fëmijët"

Lapsi.al 24 June 2021
Wanda Nara çon në gjykatë ish-burrin, avokatja: “Postim
Përgjigja e Wanda ndaj akuzës së fundit të Maxi Lopez nuk vonoi të vinte. Avokatja e saj Ana Rosenfeld është gati të padisë lojtarin për shpifje. Sipas asaj që bëhet e ditur, fëmijët kanë mbrojtur të ëmën pas akuzës së Maxi López në rrjetet sociale. Kjo u zbulua nga gazetari i njohur argjentinas Ángel de Brito. Futbollisti kishte akuzuar modelen argjentinase se nuk e lejonte atë të shihte fëmijët e tij, gjë e cila vazhdon prej dhjetë muajsh. Gjatë programit "Los Angeles", Ángel De Brito shpjegoi situatën dhe zbuloi se këtë herë grindja përfshiu jo vetëm Wanda Naran dhe Maxi López, por edhe fëmijët e çiftit të cilët kanë shprehur zemërimin për këtë situatë. "Fëmijët mund të flasin me babanë e tyre, në fakt ata biseduan me të në Ditën e Babait dhe i thanë se nuk e pëlqyen aspak këtë postim. Të gjithë lexojnë, të gjithë kanë media sociale dhe nuk u pëlqen kjo, sepse ai akuzon mamanë e tyre dhe fëmijët janë rritur me të 24 orë në 24 që kur kanë lindur", tha De Brito për LAM në lidhje me reagimin e fëmijëve të Wanda dhe Maxi, të cilët janë 12, 10 dhe 9 vjeç. Pasi zbuloi se çfarë ndodhi në internet, Angel shtoi: "Ata kishin ankesa për Maxi López në telefon dhe ka edhe audio. Si provë që Ëanda mund ta paraqesë në gjykatë ose publikisht, kur djemtë i thonë babait të tyre, 'Mos u shqetëso për mamin, hiqe atë postim'. Postimi pastaj u avullua vetë. Ka audio të fëmijëve që ia thonë këtë babait të tyre".
Moderatori argjentinas shtoi më pas se nuk ka asnjë dokument të paraqitur nga lojtari në të cilin ai kërkon që të jetë në gjendje të shohë fëmijët e tij duke treguar ditët. Wanda Nara është lodhur nga sjellja e ish-burrit të saj dhe me avokaten e saj Ana Rosenfeld vendosi të cojë cështjen në gjykatë: "Futbollisti shkroi postimin në spanjisht për mediat argjentinase me rastin e Ditës së Babait edhe për të dëmtuar imazhin e Wandas. Zemërimi i gruas së Icardi është se këtu janë përfshirë fëmijët e saj në një gënjeshtër të ndyrë, si dhe shpifje". Avokatja njoftoi gjithashtu se dëmshpërblimi do ti shtohet ushqimit të fëmijëve, për të cilat Maxi Lopez ka pasur vonesa të mëparshme dhe për të cilën nuk ka paguar siç ishte vendosur.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI