Flash

"Rregullat janë rregulla": Kolumbia pësoi gol në minutën e 100, Cuadrado bërtet 'vjedhje'

Lapsi.al 24 June 2021
"Rregullat janë rregulla": Kolumbia pësoi gol në
Gola, emocione, por mbi të gjitha polemika në Copa America. Brazili ka mundur Kolumbinë 2-1, ekzaktësisht në minutën e 100 të ndeshjes, por debatet i ka shkaktuar ajo që ndodhi në golin e barazimit të Selecaos, që shkaktoi polemikat e furishme të kolumbianëve që çuan në 10' shtesë: Neymar goditi trupin e arbitrit Pitana, i cili dukej se do të ndalonte ndeshjen, por aksioni vazhdoi dhe çoi në krosimin në qendër të zonës për Firmino, i cili goditi me kokë duke barazuar 1-1. Të ashpra protestat e Ospinas, Cuadrados dhe lojtarëve të tjerë, por goli është i vlefshëm dhe në fund erdhi edhe befasia me golin e Casemiros. Pas ndeshjes, shpirtrat sigurisht nuk janë zbutur dhe shpërthimi në rrjetet sociale të anësorit të Juventusit e konfirmon. Cuadrado postoi në profilin e tij në Tëitter 'fragmentin' e rregullores që shpjegon se çfarë duhet bërë nëse topi përplaset në figurën e arbitrit dhe shkruajti: "Nuk është çështja se nuk dimë të humbasim, por rregullat janë rregulla".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

89.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI