Flash

"Italia do të humbasë herët a vonë": trajneri i Austrisë paralajmëron të kaltrit para sfidës

Lapsi.al 24 June 2021
"Italia do të humbasë herët a vonë": trajneri i

Trajneri i Austrisë përsëriti për gazetën Kleine Zeitung atë që ai kishte shprehur në orët e para pas kalimit historik në raundin e dytë: "Në letër duket një sfidë e pamundur për ne, sepse Italia nuk ka humbur për një përjetësi. Herët ose vonë megjithatë do të humbasë edhe ekipi i Mancinit, megjithatë ne jemi entuziastë që mund ta jetojmë këtë moment”. Arritja në fazën me eleminim direkt është në fakt një sukses i vërtetë për austriakët që nuk kishin arritur të kapërcenin fazën e grupeve as në edicionin e organizuar në shtëpi.

Foda më pas trajtoi temën e nxehtë në lidhje me zgjedhjen për të vazhduar Kampionatin Evropian në Angli: "Shëndeti është një përparësi, por duke pasur parasysh rregullat e hyrjes, për shkak të variantit të virusit në Britaninë e Madhe, do të ishte çmenduri nëse tifozët tanë nuk do të mund të ishin atje. Shpresoj që UEFA të ndryshojë diçka, do të ishte mirë nëse tifozët mund të vijnë nga Austria dhe ta përjetojnë këtë moment shumë të veçantë me ne, "shtoi trajneri austriak.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

89.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI