Flash

Juventus, Chelsea e Barcellona sfidojnë hapur UEFA-n: ylber në logon e tyre në mbrojtje të të drejtave të LGBT

Lapsi.al 23 June 2021
Juventus, Chelsea e Barcellona sfidojnë hapur UEFA-n: ylber në logon e
Nëse Uefa i ka thënë jo propozimit të kryetarit të Bashkisë së Mynihut për të ndezur Allianz Arena për ndeshjen Gjermani-Hungari me ngjyrat e ylberit (pasi qeveria hungareze kishte miratuar një ligj që ndalon promovimin e homoseksualitetit tek të miturit), klubet e Super League kthehen të kundërshtojnë qeverinë e futbollit, në mbrojtje të të drejtave të komunitetit LGBT. Kështu, Juventus, Barcelona por edhe Chelsea kanë ngjyrosur logot e tyre me ngjyrat e ylberit. "Të gjithë e duan futbollin" shkruan klubi i Juventusit në mediat sociale, duke e shoqëruar postimin me hashtagun #DifferencesMakeTheDifference ("ndryshimet bëjnë diferencën"). Edhe Barcelona dhe Chelsea janë gjithashtu midis skuadrave që kanë ndryshuar ngjyrat e logos.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

89.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI