Flash

"Ronaldo i bullizuar te United": pohimi befasues i ish-shokut të skuadrës dhe historia e diamantit që CR7 nuk e bleu kurrë

Lapsi.al 22 June 2021
"Ronaldo i bullizuar te United": pohimi befasues i ish-shokut të

Mads Timm, ish-sulmuesi danez, sigurisht që nuk hyri në historinë e futbollit, përkundrazi u tërhoq shumë herët dhe më pas u kthye të luante mes amatorëve. Por ai kishte shansin të luante me Cristiano Ronaldon për dy sezone te Manchester United. Aq sa mjafton të tregojë dicka më shumë se pak momente që kanë mbetur legjendare, të tilla si ajo herë kur 36 vjecari pati idenë e keqe për të thirrur Ferguson në emër para djemve të të rinjve, ose kur shkonte në stërvitje me Porsche, duke marrë një kritikë të tillë sa filloi të shkonte në qendrën sportive me taksi. Dhe në librin e tij "Djalli i Kuq" ka gjithashtu hapësirë për Portugezin dhe për përshkrimin e një djali i cili mbërriti shumë i ri në Manchester por ishte i destinuar të bëhej një ikonë e futbollit botëror.

"Ai ishte i jashtëzakonshëm, si lojtar dhe si person. Ashtu si unë, kur mbërriti në klub ai u bullizua pak për shkak të flokëve të tij (të cilat ai më pas filloi t'i mbante të lidhur) dhe driblimeve të tij akrobatike me të cilat ai donte ti bënte përshtypje stafit. Ai mund të ndërmerrte 10-15 hapa të dyfishtë përpara se të përpiqej të driblonte. Por lojtarë si Gary Neville ose Solskjaer i bërtisnin atij 'pasoje tani, dreqin' kur luanin bashkë në ndeshje kontrolli. Kjo është ajo që e bëri atë special, ai menjëherë luftoi kundër senatorëve të klubit. Dhe fitoi. Nuk i interesonte pjesa tjetër e shokëve të skuadrës, nuk kishte vend për të tjerët. Gjithçka kishte të bënte me Cristiano Ronaldon. CR7. Unë, unë dhe përsëri unë”.

"Nuk është më i miri me të cilën kam luajtur, por sigurisht ishte më i përqendruara për objektivin që kam parë ndonjëherë. Nuk mendoj se duket nga jashtë dhe nuk mendoj se rri ulur dhe qesh me vete. Ja përse mbijetoi në botën e futbollit. Vazhdote përpara, me një besim të pabesueshëm. Dhe shihej në fushë. Bëmë një ndeshje kontrolli ku ishim kundërshtarë dhe çdo herë u takuam ai më shkatërroi. Nuk isha kurrë pa frymë pas një stërvitje, por ai ma hoqi të gjithën". Dhe pastaj një pohim i trishtë, pasi Timm në futboll nuk ia doli. "Cristiano po vdiste të blinte një diamant që kisha, por unë kurrë nuk ia shita. Ai nuk mund të kishte gjithçka. Tashmë më kishte fshirë ëndrrën time...". Por nëse nuk do të ishte kështu ... nuk do të kishte qenë CR7.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI