Flash

Euro 2020/ De Ligt thumbon Italinë: "Nuk ka luajtur ende me më të mirët"

Lapsi.al 22 June 2021
Euro 2020/ De Ligt thumbon Italinë: "Nuk ka luajtur ende me më

Pas tre golave të shënuara ndaj Maqedonisë së Veriut dhe fitores së Grupit C me pikë të plota, Matthijs de Ligt po shijon kalimin e raundit në Euro 2020, duke "thumbuar" Italinë. "Fitimi i tre ndeshjeve është gjëja e parë e rëndësishme ashtu si përmirësimi ndeshje pas ndeshje - shpjegoi mbrojtësi holandez -. Tani mendja është natyrisht tek ndeshjet e tjera me eleminim direkt, në pritje të zbulojmë kundërshtarin tonë për raundin e 1/8". "E pashë me vëmendje Italinë dhe mendoj se ata bëjnë një lojë të mirë - shtoi ai -. Për momentin, megjithatë, ata janë ndeshur me tre skuadra të mira, por ende duhet të përplasen me ekipet më të mira, si Franca për shembull".

"Është e qartë se të kaltrit kanë një stil jo-italian, sepse ata sulmojnë shumë - vazhdoi De Ligt, duke analizuar mënyrën e lojës së ekipit kombëtar të Mancinit -. Më pëlqen që të gjithë djemtë luajtën, është një gjë e rëndësishme".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI